Nga shtatori nuk do të ketë më llamba të vjetra

Nga shtatori nuk do të ketë më llamba të vjetra


Bashkimi Europian ka vendosur të largojë të gjitha llambat halogjene. Duke filluar nga muaji shtator do të përdoren vetëm llambat LED, ndërkohë që shitja e atyre të vjetra do të ndalohet.

Ky vendim është pjesë e fazës finale të rregullave të energjisë nga BE. Për të përmirësuar cilësinë e energjisë dhe për të penguar gjurmët e karbonit në të gjitha vendet europiane, janë përjashtuar të gjitha burimet e energjisë më pak efikase.

Llambat LED konsumojnë një të pestën e energjisë së llampave halogjene dhe heqja e tyre do të parandalojë më shumë se 15 milionë ton emetime të karbonit në vit.

Dritat halogjene janë më të lira se llambat LED, 278 lekë në krahasim me 974 lekë. Megjithatë, dritat LED kanë më shumë fuqi dhe zgjasin më shumë se llambat halogjene.

Philips, i vlerëson kursimet e konsumatorëve deri në 15.604 lekë në vit, sepse LED zgjasin shumë më tepër se llambat halogjene dhe përdorin shumë më pak energji.

Urdhri i ri ka shkaktuar shumë pakënaqësi me kritikët që akuzojnë BE për vendosjen me forcë të rregullave. Sipas tyre: “Përpjekja e BE-së për të ndaluar llambat e vjetra është e gabuar, sepse konsumatorët do të vuajnë financiarisht dhe gjithmonë janë më të varfërit që vuajnë më shumë nga këto lloj politikash. Konsumatorët duhet të kenë lirinë e zgjedhjes dhe nuk duhet të imponohen nga BE “.

/IndianExpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0