Nga ofertat turistike tek startup-et që marrin pjesë, ja çfarë do të ndodhë në panairin e turizmit ITB Berlin 2025 - Business Magazine Albania

Nga ofertat turistike tek startup-et që marrin pjesë, ja çfarë do të ndodhë në panairin e turizmit ITB Berlin 2025

Shqipëria po bëhet gati të jetë pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit ITB Berlin 2025 i cili do të zhvillohet nga data 4 deri në 6 mars në kryeqytetin gjerman. Nën sloganin “Albania All Senses“ vendi ynë do të prezantojë një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore dhe natyrore , si një ofertë turistike që nuk duhet humbur.

Si Vendi i Nderit i ITB Berlin 2025, Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit që hap siparin ditën e sotme në orën 18.00 në CityCube Berlin .

Kjo ceremoni është konceptuar me elemente kryesorë: një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar Shqiptar. Pas ceremonisë, të ftuarit do të shijojnë specialitetet shqiptare të kulinarisë në orën 19:30, në CityCube Berlin.

Turi i hapjes zyrtare të ITB Berlin do të nisë më 4 mars në orën 9:30 në stendën e Shqipërisë, si vendi mikpritës në Sallën 3.1, ku do të mbahet një ceremoni prerjeje shiriti, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Kryebashkiakut të Qytetit të Berlinit, Sekretarit të Përgjithshëm të Turizmit të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Messe Berlin. Një performancë artistike speciale do të shoqërojë ngjarjen.

Gjatë gjithë ITB Berlin, Shqipëria do të paraqitet në mënyrë të spikatur me një stendë të mrekullueshme prej 700 metra katrorë në Sallonin 3.1 (Stenda 105) dhe Sallonin 4.1 (Stenda 200), duke ofruar përvoja interaktive, mundësi për të bashkëpunuar dhe njohur industrinë shqiptare të turizmit.

Startup-et shqiptare në ITB Berlin

Pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për ofertën turistike dhe imazhin e Shqipërisë në botë, janë edhe 5 startup-et shqiptare me një stendë të dedikuar, duke ju dhënë mundësi të reja për të zgjeruar edhe më tej projektet e tyre (Albanian Night, Patoko, Rent from Locals, Immersive Multimedial Arts si edhe Marine Data Claud )

Kjo hapësirë pritet të ofrojë partneritete dhe bashkëpunime të reja për sipërmarrjet shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

ITB Berlin operon sukesshëm prej vitit 1966 duke qenë panairi më i madh në botë i turizmit në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0