NEW YORKER po vjen në Tiranë! - Business Magazine Albania

NEW YORKER po vjen në Tiranë!


Më në fund – NEW YORKER po vjen në Shqipëri! Dyqani i ri do të hapë dyert në Tiranë në Qendrën Tregtare QTU më 7 Shkurt, 2019. Në rreth 1000 m² hapësirë për shitje, ikona e modës do të ofrojë një gamë të gjerë të tendencave më të fundit të modës.

Me seli në Braunschweig të Gjermanisë, NEW YORKER është një lojtar i suksesshëm në biznesin e modës për të rinjtë me mbi 1,000 dyqane në 42 shtete. Për 40 vjet, kompania ia ka dalë të bëhet një ndër markat më të mëdha të modës në botë dhe tani ajo punëson mbi 18,000 persona. NEW YORKER është sinonim i modës, e cila e rizbulon veten çdo ditë. Qoftë stil i lirë ose pamje elegante për raste festash – me NEW YORKER çdokush gjen veshjen e duhur për t‘u dukur në mënyrë të përkryer me një çmim të mirë. Duke i qëndruar besnik motos “Vishu për momentin”, ju gjithmonë do të gjeni trendet më të fundit dhe modën më të re. Çdo moment është unik, siç është edhe çdo veshje. Prandaj gama e produkteve të NEW YORKER përbëhet nga markat e veta: FSBN, FB SISTER (veshje sportive dhe veshje stili i rrugës), AMISU dhe SMOG (veshje të përditshme dhe për mbrëmje), CENSORED (të brendshme dhe bikini) dhe një gamë të gjerë AKSESORËSH.

NEW YORKER e feston këtë hapje të madhe me shumë oferta joshëse. Nga data 7 Shkurt deri më 10 Shkurt 2019, konsumatorët do të përfitojnë një zbritje të menjëhershme prej 650 Lekë për blerje në vlerë totale prej 3250 lekë dhe një zbritje prej 1300 Lekë për blerje në vlerë totale prej 6500 Lekë. Secili klient gjithashtu merr një dhuratë të veçantë me një vlerë blerje prej 3250 lekë – për sa kohë zgjat furnizimi. Gjithashtu 50 vizitorët e parë në ditën e hapjes marrin një kupon NEW YORKER! Kush vjen i pari, shërbehet i pari!

Gjatë ditës së hapjes do të ketë argëtim të pafund: DJ Tony dhe break-dancers do të krijojnë një atmosferë festive, ndërsa moderatori i famshëm dhe ylli i medias sociale Eraldo Rexho do të jetë në dyqan gjatë gjithë ditës për të mirëpritur të gjithë vizitorët.

Ekipi i NEW YORKER ju mirëpret në hapjen e dyqanit të ri në Qendrën Tregtare QTU në Tiranë me 7 Shkurt 2019 në ora 09:00!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0