Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit tek njerëzit - Business Magazine Albania

Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit tek njerëzit

Kompania e Elon Musk-ut për implantet e trurit, Neuralink, tha se kishte marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur studimin e parë klinik tek njerëzit.

Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për provat njerëzore. Por aplikimi i kompanisë u refuzua në fillim të vitit 2022 dhe kompania po punonte lidhur me shqetësimet e agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, tha kompania Neuralink përmes një postimi në Twitter të enjten.

Neuralink shtoi se kompania nuk është ende e hapur për një provë klinike.

Lexo: 12 thënie motivuese për jetën nga Tina Turner

Neuralink po zhvillon një implant truri që shpreson se do të ndihmojë njerëzit e paralizuar të ecin përsëri dhe të kurojë sëmundje të tjera neurologjike.

VOA

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0