Nëse do të jesh i suksesshëm, bëhu egoist

Nëse do të jesh i suksesshëm, bëhu egoist


Sa shumë kohë harxhon duke bërë gjëra që njerëzit e tjerë i konsiderojnë të rëndësishme?

A është e bazuar axhenda jote në dobi të shoqërisë? A i planifikon gjithmonë gjërat për t’u përshtatur me kohën e lirë të tyre?

Ju ndodh të merrni telefonata apo mesazhe në mes të natës apo dhe gjatë fundjavës, që kërkojnë vëmendjen tuaj?

Nëse ndonjë nga këto situata ju tingëllon e njohur, atëherë dikush tjetër po ju shkatërron jetën.

Nëse dëshironi të arrini ëndrrat dhe qëllimet tuaja, atëherë duhet të jeni më egoist me kohën.

“Ata që e përdorin keq kohën e tyre, janë ata që ankohen për shpejtësinë e saj” ― Jean de La Bruyère, Les Caractères

Nëse do të te kesh sukses në qëllimet e tua, duhet të bësh të parën punën më të rëndësishme.

Puno kur je më produktiv, qoftë herët në mëngjes, pasdite apo gjatë natës.

Zbulo cilat janë orët e tua më produktive gjatë ditës. Nëse kupton se je më i fokusuar në punë gjatë orës 12 a.m. në 2 a.m.

Nëse balanca juaj jetë-punë kërkon të punoni nga pak çdo ditë, atëherë bëjeni.

Sigurisht, është e rëndësishme të jeni një anëtar aktiv i shoqërisë ndaj sigurohuni që të ndani më mirë prioritetet tuaja. Por mos i përshtasni ato sipas nevojave apo mundësive të dikujt tjetër që ka një rol shumë të vogël në jetën tuaj.

Ndonjëherë ju duhet të bëni sakrifica afatshkurtra nëse dëshironi të përjetoni një shpërblim afatgjatë. Ngrihuni një orë më herët, punoni gjatë drekës, kaloni kohën duke parë një film.

Nëse keni një ëndërr që po e ndiqni jashtë punës suaj të së hënës dhe të premtes, mos u ndjeni të detyruar të punoni me të gjatë orëve normale të punës.

Puno me ritmin tënd, por sigurohu që të punosh.

Konkluzioni: Bëhu egoist

Ti duhet të jesh personi i parë i jetës tënde dhe të respektosh kohën që ke. Vendos kufinj në mënyrë që të realizosh gjërat më të rëndësishme. Nëse nuk e bën ti, askush tjetër nuk do ta bëj për ty.

Prioritetet e tua, qëllimet dhe ëndërrat, duhet të jenë të parat në axhendën tënde, me një arsye.

Të gjithë përballemi me situata të ndryshme. Nëse ke një familje, ti duhet të ndash kohën me ata njerëz që kanë më shumë rëndësi për ty. Nëse puna jote është e lëvizshme, ti duhet të jesh më egoist me kohën. Të gjithë duhet të tregohemi egoist për punën.

Nëse zgjedh të lexosh një libër, të studiosh konkurrencën, ose të mësosh për industrinë ku punon ndërkohë që kolegu juaj zgjedh të shikoj tv, atëherë bëje. Zgjidh aktivitetet që do të çojnë një hap më afër ëndrrës tënde, mos e ndalo këtë proces.

Nëse planifikon të realizosh të gjitha ëndrrat e tua dhe të korrësh një sukses të konsiderueshëm gjatë këtij procesi, çelësi është të bëhesh egoist me kohën tënde. Është e jotja tek e fundit. Duhet vlerësuar, sepse si e tillë ajo nuk mund të blihet apo kthehet mbrapa.

“Një njeri që guxon të harxhojë një orë nga koha e tij nuk ka zbuluar vlerën e jetës.” ― Charles Darwin, The Life & Letters of Charles Darwin

/Medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0