Në rast se e humbët, kjo është dasma që po flet gjithë Nju Jorku - Business Magazine Albania

Në rast se e humbët, kjo është dasma që po flet gjithë Nju Jorku

~3 minuta lexim

Në fundjavën e mesit të qershorit, Hamptons-i mirëpriti një nga ngjarjet më të komentuara të verës në qarqet politike dhe sociale të Nju Jorkut, martesa mes Huma Abedin dhe Alex Soros. Ajo, një nga figurat më të afërta të Hillary Clinton-it dhe zë i fuqishëm në politikën progresiste amerikane. Ai, djali i miliarderit George Soros dhe president i Open Society Foundations. Çifti i dha formë një ceremonie që bashkoi hijeshinë klasike me kodin simbolik të dy botëve, atë të pushtetit dhe të ndikimit.

Ceremonia u mbajt në rezidencën e familjes Soros në Water Mill, Long Island, një pronë ikonike në zonën më elitare të Hamptons-it. Ngjarja nisi me një ceremoni private ditën e premte, ku u kombinuan traditat myslimane dhe hebreje, duke reflektuar përkatësitë fetare të çiftit. Dasma e madhe, që u zhvillua të shtunën, ishte e një kalibri të lartë, në linjë me profilin publik të të dyve.

Mes të ftuarve spikasnin emra të politikës amerikane si Hillary dhe Bill Clinton, Kamala Harris, Chuck Schumer e Nancy Pelosi, ndërsa për nga skena e artit e modës u panë Anna Wintour, Jennifer Lawrence, Sienna Miller e Adrien Brody. Ishte një dasmë me energji të kontrolluar, stil të menduar dhe një listë të ftuarish që pasqyronin ndikimin global të çiftit.

Huma Abedin zgjodhi dy fustane të dizenjuara enkas për të, një Givenchy të bardhë për ditën e dasmës, me detaje të fshehta personale, dhe një Erdem me nuanca blu për ceremoninë fetare. Ajo u shfaq elegante dhe e vendosur, duke ruajtur profilin e saj publik, asnjëherë ekstravagante, gjithmonë e kontrolluar. Alex Soros, më pak i ekspozuar se babai i tij, por gjithnjë e më shumë i pranishëm në arenën ndërkombëtare, konfirmoi imazhin e një figure që e njeh mirë pushtetin, por e trajton me maturi.

Atmosfera, pavarësisht reshjeve të lehta, ishte dinamike. Muzika live nga Boyz II Men dhe DJ D-Nice ruajtën tensionin pozitiv të festës, ndërsa prania e figurave të diasporës shqiptare, përfshirë Edi Ramën, i dha ceremonisë edhe një dimension simbolik për publikun shqiptar.

Martesa e Huma Abedin dhe Alex Soros nuk është vetëm lajmi i një çifti të njohur. Është përplasja elegante e dy botëve që, edhe pse të ndryshme, ndajnë ambicien, ndikimin dhe kapacitetin për të formuar narrativa të reja. Një dasmë e menaxhuar me kujdes, jo për show, por për simbolikë. Dhe kjo është ajo që e bën vërtet të rëndësishme.

people

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0