Ndodh një herë në jetë! Ja kur mund ta shihni shpërthimin e yllit xhuxh, NASA jep detajet - Business Magazine Albania

Ndodh një herë në jetë! Ja kur mund ta shihni shpërthimin e yllit xhuxh, NASA jep detajet

Ylli xhuxh

Shpërthimi termonuklear i një ylli mund të bëhet i dukshëm së shpejti me sy të lirë.

T Coronae Borealis (i njohur gjithashtu si T Cor Bor, T CrB dhe ylli Blaze) do të jetë po aq i ndritshëm sa Ylli i Veriut, në atë që mund të quhet “ngjarje që ndodh një herë në jetë”.

T CrB bëhet i dukshëm çdo 80 vjet pas një shpërthimi termonuklear në sipërfaqen e një ylli që njihet si xhuxhi i bardhë, rreth 3000 vjet dritë larg.

Xhuxhi thith hidrogjen nga një gjigant i kuq fqinj dhe kjo shkakton një grumbullim presioni dhe nxehtësie që përfundimisht shkakton shpërthimin.

I njohur si nova, shpërthimi pritet të bëhet i dukshëm në çdo kohë nga tani deri në shtator, sipas the Guardian.

Kjo ngjarje nga NASA cilësohet si “ngjarje që ndodh një herë në jetë”.

Ndërsa fenomeni spektakolar është vërejtur më parë, kjo do të jetë hera e parë që ai do të studiohet me teknologji moderne.

Teleskopi hapësinor me rreze gama Fermi i NASA-s, teleskopi hapësinor James Webb dhe grupi i madh i Observatorit Kombëtar të Astronomisë së Radios në New Mexico janë disa nga instrumentet që do të gjurmojnë dritën.

NASA ka një hartë të Corona Borealis për t’i ndihmuar njerëzit të përcaktojnë se ku të shikojnë.

top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0