Ndihma ekonomike, dyfishohen pagesat, ja kush përfiton - Business Magazine Albania

Ndihma ekonomike, dyfishohen pagesat, ja kush përfiton

~5 minuta lexim

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti të gjitha familjet përfituese do të marrin dyfishin e pagesës së zakonshme të ndihmës ekonomike. Vendimi i miratuar pak ditë më parë nga qeveria është zbardhur tashmë në Fletoren Zyrtare, ku përcaktohen konkretisht edhe kategoritë që do të sigurojnë këtë pagesë të rritur së bashku me kohëzgjatjen e përfitimit.

Kjo rritje e pagesës bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia e Covid-19. “Për përfituesit e ndihmës ekonomike, masa e pagesës dyfishohet për një periudhë 6- mujore, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia Covid-19”, saktësohet në vendimin e zbardhur, zbatimi i të cilit do të nisë që nga data 1 janar e këtij viti.

Konkretisht pagesën e dyfishuar kanë të drejtë që ta përfitojnë këto pesë kategori: familjet pa të ardhura, ose ato familje që kanë të ardhura, por që janë të pamjaftueshme, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesit shoqëror, prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, si dhe viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Sa i takon procedurave të aplikimit për këtë pagesë, ekspertët e Shërbimit Social Shtetëror bëjnë me dije se çdo individ që u përket këtyre kategorive, mund të aplikojë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku ka vendbanimin, ose këtë procedurë mund ta ndjekë edhe online, duke aplikuar në portalin “e-albania” sipas hapave të përcaktuar.

LEXO: Denaj prezanton skemat nxitëse për rritjen e punësimit

Në lidhje me afatin se kur duhet të aplikohet për të qenë pjesë e skemës së përfitimit të kësaj pagese, ekspertët sqarojnë më tej se: “Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1 deri në datën 10 të çdo muaji duhet të paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore”.

Administratori në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson online në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin, llojin e banesës, pasuritë/asetet shtëpiake, të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë. Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit  merret vendimi nëse kjo familje do të përfshihet në listën përfituese ose jo.

Më pas, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social dërgon vendimin  final së bashku me listën e familjeve fituese me masën e përfitimit dhe familjet jopërfituese me  arsyet përkatëse kryetarit të njësisë vendore për të njoftuar të gjithë aplikantët dhe për të bërë ekzekutimin e pagesës.

Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 muaj tek zyra e administratorit  shoqëror, i cili plotëson deklaratën social-ekonomike dhe e hedh në sistem si dhe verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Mosparaqitja një herë në 3 muaj dhe moslejimi i verifikimit social –ekonomik në familje largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Pagesat e dyfishuara i përfitojnë:

  • Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme.
  • Jetimët të cilët nuk janë në institucione.
  • Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë.
  • Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre.
  • Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0