Ndërsa BE-ja goditet, Shqipëria pozicionohet si aleati i vogël i Amerikës së madhe - Business Magazine Albania

Ndërsa BE-ja goditet, Shqipëria pozicionohet si aleati i vogël i Amerikës së madhe

Evropa dhe mbarë bota u tronditën ditën e djeshme ndëra presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e një sërë tarifash të reja doganore për mallrat që futen në SHBA nga BE, Azia, Australia etj. Ky vendim i adminsitratës Trump preku edhe Shqipërinë dhe Kosovën, ku mallrat tona që eksportohen përtej Oqeanit do të tarifohen në masën 10%. Ky vendim është pjesë e një politike të gjerë tregtare, e cila synon të rishikojë balancat ekonomike mes SHBA-së dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë.

Businessmag pyeti në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm që pritet të ndikojë marrëdhëniet tregtare Shqipëri- SHBA, Grant Van Cleve, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

‘’Duke folur në mënyrë personale, si Grant Van Cleve, besoj se Shqipëria duhet ta konsiderojë këtë situatë në një kontekst më të gjerë. Normat doganore të Shqipërisë  janë më të ulëta se ato të Bashkimit Evropian dhe madje edhe më të ulëta se disa vende fqinje të Ballkanit—gjë që, sipas mendimit tim, pasqyron qëndrimin vazhdimisht pro-amerikan të Shqipërisë. Ky diferencim mund të shërbejë si simbol i orientimit tonë strategjik në peizazhin gjeopolitik në zhvillim.’’ – u shpreh Van Cleve.

Lexo edhe: Beteja e barnave: BE i shpëton përplasjes me SHBA-në, por mbetet në alarm

Sipas tij edhe nëse tensionet midis SHBA-së dhe BE-së do të vazhdojnë, statusi i Shqipërisë si një vend jo pjesë e BE-së mund të shihet si një avantazh.Van Cleve shprehet se SHBA-ja ka sinjalizuar një zhvendosje drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me partnerë më të vegjël dhe më fleksibël, dhe Shqipëria është në një pozicion shumë të mirë për t’u perceptuar si një aleat i besueshëm.‘’ Ne mund të bëhemi një qendër për investime amerikane, një partner i vërtetë gjeopolitik, ku SHBA-ja e sheh të arsyeshme të zgjerojë praninë e saj. Jam personalisht i përfshirë në disa iniciativa që reflektojnë këtë prirje. Projekte që dikur zhvilloheshin me ngadalësi tani po marrin përparësi në epokën Trump. Nëse ky ritëm vazhdon, Shqipëria mund të përjetojë një rritje domethënëse të PBB-së, dhe në këtë kontekst, një tarifë prej 10% do të ishte një kosto e vogël krahasuar me përfitimet më të mëdha ekonomike që mund të sjellë kjo periudhë.’’ – thekson ai.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0