NBG Shqipëri blihet nga Banka Amerikane e Investimeve ABI Bank

NBG Shqipëri blihet nga Banka Amerikane e Investimeve ABI Bank


  • Pas shumë vitesh që kishte dalë në shitje, Banka Kombëtare Greke në Shqipëri blihet nga ABI Bank, Banka Amerikane e Investimeve. Banka greke ka bërë të ditur se ka shitur 100% të aksioneve të degës së saj në Shqipëri.

Transaksioni është realizuar në kuadër të planit të ristrukturimit të NBG, bën të ditur banka mëmë në Greqi.

Objekti i transaksionit është kapitali i NBG, (bazuar në raportin e tremujorit të tretë 2017) dhe pritet të miratohet nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurensës. Të dy kompanitë po asistohen nga këshilltarë ligjorë e financiarë. Megjithëse kompanitë nuk e kanë theksuar në njoftimet e tyre zyrtare, transaksioni vjen pas një periudhe relativisht intensive tratativash, ndërkohë NBG Albania prej vitesh kishte dalë në shitje.

Rreth NBG Shqipëria

NBG në Shqipëri filloi të operonte në vitin 1996. Në vitin 2012, ajo u bë një bankë plotësisht e licensuar dhe e pavarur dhe që atëherë vepron si degë e plotë e NBG. NBG Shqipëri ofron një gamë të gjerë të produkteve financiare për klientelën e saj të shitjes me pakicë dhe të korporatave, duke përfshirë produktet e kreditimit, depozitat, financimin e tregtisë, menaxhimin e parave të gatshme dhe shërbimet e thesarit.

Rreth ABI Bank

Banka Amerikane e Investimeve, është një degë tërësisht në pronësi të Tranzit Sh.pk, një institucion financiar jobankë në Shqipëri, i fokusuar në ofrimin e mundësive fleksibël të financimit për kompanitë dhe individët. ABI është i licencuar për të kryer aktivitete kreditore dhe depozituese, shërbime pagesash në Shqipëri dhe jashtë saj si dhe aktivitete të tjera bankare në përputhje me ligjet shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0