Nafta ulet me 4 lekë/litër, ja tavanet e reja të çmimeve - Business Magazine Albania

Nafta ulet me 4 lekë/litër, ja tavanet e reja të çmimeve

Arritja e armëpushimit 2-javor mes SHBA-ve dhe Iranit duket se ka ndikuar në uljen e çmimit të naftës edhe në Shqipëri. Ditën e sotme Bordi i Transparencës ka vendosur  çmimet e reja të karburanteve dhe nafta është ulur me 4 lekë.

Nga 224 lekë sa ishte më parë, nafta me pakicë do të lejohet të shitet tani jo më shumë se 220 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar. Bordi ka përcaktuar tavanin e çmimeve si më poshtë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, standardi SSH EN 590, nuk do të kalojë 220 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, standardi SSH EN, do të jetë deri në 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Lexo edhe: 14 ditë paqe mes SHBA dhe Iranit, rihapet Ngushtica e Hormuzit

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 15:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen tjetër, kur do të përcaktohen ndryshimet e reja të çmimeve të shitjes.

Bordi ka rikujtuar gjithashtu të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, që të respektojnë rigorozisht këtë vendim. Çdo shkelje mund të sjellë pezullim të aktivitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0