Nafta e fermerëve, shpërndahen 34 mijë karta - Business Magazine Albania

Nafta e fermerëve, shpërndahen 34 mijë karta

Mbi 68 mijë fermerë kanë aplikuar në skemën e subvencionit të bujqësisë për këtë vit. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se  ka nisur procesi i shpërndarjes së kartave.

Mbështetja me naftë pa taksa ka rezultuar masa më e kërkuar nga fermerët, të cilët aplikuan për mbështetje për rritjen e sipërfaqeve të mbjella, ndërsa janë shtuar proceset e mekanizuara në Bujqësi.

Kërkesa ka qenë e lartë, me 54 mijë fermerë që aplikuan për këtë masë mbështetëse.

Përballë kësaj kërkese ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, thotë se, “të parët që do të marrin mbështetje do jenë pikërisht këta bujq, me qëllimin kryesor që fermerit shqiptar t’i ulen kostot e prodhimit bujqësor. Kemi filluar me printimin e kartave të naftës. Llogariten rreth 34 mijë karta fermeri, të cilat do të shpërndahen. Nisim me naftën për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për uljen e kostove në punimet e mekanizuara në bujqësi. E kemi tenderuar që në momentin e parë që është çelur buxheti dhe ka nisur praktikisht shpërndarja e kartave për naftën falas tek fermerët, duke u ardhur në ndihmë bujqëve që të vijojnë punën me kosto më të ulëta”.

Krifca shpjegoi se, skemat e subvencionimit luajnë dhe një rol tjetër të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare, në nxitjen e formalizimit që për konsumatorin, kthehet në siguri ushqimore, ndërsa për fermerët, NIPT-i, i hap rrugën në tregjet e reja ndërkombëtare.

“Masat tona po shkojnë edhe në formalizimin e bujqësisë dhe pa incentivën e subvencioneve përmes skemave mbështetëse, shohim një vështirësi që fermerët të formalizohen dhe të hyjnë në të gjithë zinxhirin tregtar të vlerës ku bujqësia shqiptare aktualisht po shkon”, u shpreh Krifca.

“Kemi shifra shumë të mira të eksporteve të publikuara edhe nga INSTAT-i”, tha ministrja.

Sipas saj, për 3 mujorin e parë të vitit 2023 eksportet janë rritur me 17% në sasi, por paralelisht rritje shënohet edhe në vlerën e tyre. Kjo për faktin se fermerët po prodhojnë me cilësi gjithë e më të lartë dhe eksportet shqiptare po shkojnë tashmë në tregje gjithënjë e më shumë të sofistikuara, që kanë edhe çmime më të larta.

Për të frenuar tkurrjen në blegtori këtë vit të gjithë blegtorët dhe bletarët do të mbështeten financiarisht pavarësisht numrit në renditjen e aplikimit.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0