Mungesa e fuqisë punëtore përshpejton automatizimin në biznese - Business Magazine Albania

Mungesa e fuqisë punëtore përshpejton automatizimin në biznese

Porositë për robotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 40% në tremujorin e parë, pasi punëdhënësit përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Ata gjithnjë e më shumë po i drejtohen teknologjisë së automatizuar dhe robotëve.

Ndërsa orientimi drejt automatizimit sigurisht nuk është një fenomen i ri, ai është bërë një zgjidhje e mirë për kompanitë që luftojnë për të përmbushur kërkesën në një treg të tkurrur amerikan të kohëve të fundit, sipas raportimeve të Uall Street Journal. Porositë e robotëve u rritën 40% në tremujorin e parë të 2022 dhe me 21% në përgjithësi në 2021, sipas Shoqatës për Avancimin e Automatizimit në SHBA, duke e çuar industrinë në një vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh.

Robotët po ofrojnë të paktën një zgjidhje të përkohshme për bizneset amerikane që përballen me vështirësitë e punësimit në tregun e tkurrur të punës në vend që nga Lufta e Dytë Botërore, të dëmtuar nga pandemia, shifrat rekord të largimeve nga puna dhe trazirat e mëdha ekonomike.

Në mars, hapjet e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një rekord prej 11.5 milionë, dhe disa ekspertë kanë parashikuar se kriza e punës mund të zgjasë për disa vjet. Mungesat kanë pasur tashmë një ndikim të rëndësishëm në gjithçka, nga udhëtimi ajror tek shitja me pakicë, pasi kompanitë janë të detyruara të reduktojnë prodhimin..

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0