Mundësi për praktikë pune në Ministrinë e Jashtme

Mundësi për praktikë pune në Ministrinë e Jashtme


Të interesuar për një eksperiencë pune profesionale?

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpall praktikën e punës për të rinjtë dhe të rejat që vijojnë studimet e larta jashtë vendit dhe/ose të diplomuar në fusha si shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca ekonomike, jurisprudencë.

Qëllimi i këtij programi është mundësia për të përfituar një përvojë të vlefshme brenda vendit në fillimin e karrierës profesionale si dhe të njohja nga afër e veprimtarive, praktikave dhe mekanizmave me të cilat Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme operon me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit.

Praktika e punës do të jetë 3-mujore, nga 3 shtator deri më 30 nëntor 2018. Ndërsa aplikimet pranohen deri më 27 gusht 2018, në adresën interns@mfa.gov.al. Bashkëlidhur gjeni formularin e aplikimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0