MoneyGram, AK-Invest dhe eReja lançojnë Dërgesat Digjitale të Parave direkt në Portofolin Elektronik eReja në Shqipëri - Business Magazine Albania

MoneyGram, AK-Invest dhe eReja lançojnë Dërgesat Digjitale të Parave direkt në Portofolin Elektronik eReja në Shqipëri

MoneyGram, një rrjet global lider i pagesave për klientët, bizneset dhe komunitetet, ka lançuar një shërbim të ri ndërkombëtar të dërgesave të parave digjitale për Shqipërinë në bashkëpunim me partnerin e tij afatgjatë, AK-Invest institucion financiar me kapital tërësisht Shqiptar i konsoliduar që ofron shërbime financiare për klientët e tij në treg prej shumë vitesh, dhe eReja Institucion i Parasë Elektronike, mbështetur nga përvoja e gjatë e AK-Invest, i cili mundëson shërbime financiare plotësisht digjitale.

Klientët e MoneyGram tani mund të dërgojnë para nga mbi 200 shtete dhe territore drejtpërdrejt në portofolin digjital eReja, mundësuar nga AK-Invest. Ky avancim i partneritetit thjeshtëson dërgesat ndërkombëtare të parave për të dashurit në Shqipëri, duke ofruar një shërbim të shpejtë, të sigurt dhe me kosto të ulët për dërgesat ndërkombëtare.

Ky lançim është pjesë e misionit të digjitalizimit të AK-Invest, që përkon me qëllimet ekonomike kombëtare dhe objektivat e Bankës së Shqipërisë, duke ofruar protokolle të avancuara të sigurisë kibernetike, të implementuara bashkërisht nga institucionet përmes super-aplikacionit eReja.

Lexo edhe: Top podkastet shqiptare që frymëzojnë!

“Jemi të emocionuar për të prezantuar këtë arritje të rëndësishme,” tha Geis Çeku, CEO i eReja. “Falë bashkëpunimit tonë me MoneyGram dhe AK-Invest, po ofrojmë një sistem të shpejtë, të sigurt dhe efikas që mundëson kryerjen e transaksioneve brenda disa minutash. Kemi përmbushur misionin tonë për të bërë shqiptarët pjesë të ekonomisë globale dhe për të mundësuar akses të barabartë në shërbime financiare digjitale.”

Shërbimi i zgjeruar ngrihet mbi dy dekada të partneritetit mes MoneyGram dhe AK-Invest. Më parë, klientët e eReja mund të kryenin dërgesa ndërkombëtare brenda aplikacionit përmes rrjetit MoneyGram. Tashmë, rrjeti i MoneyGram mundëson që klientët të kryejnë pagesa ndërkombëtare për / nga Shqipëria 24/7 drejtpërdrejt nga smartfoni i tyre.

“Ky lançim është një hap i madh për evolucionin financiar digjital të Shqipërisë. MoneyGram, së bashku me AK-Invest dhe eReja, po transformon mënyrën se si shqiptarët marrin para nga çdo cep i botës – menjëherë, në mënyrë të sigurt dhe direkt në portofolin e tyre digjital,” tha Marius Dobrescu, Drejtor i Shitjeve Europiane. “Partneriteti ynë bën bashkë arritjen globale dhe inovacionin lokal për të krijuar një eksperiencë moderne dhe pa pengesa, për lëvizjen e parave që fuqizon klientët duke nxitur Shqipërinë drejt një ekonomie plotësisht digjitale.”

Për të mbështetur lançimin e shërbimit, klientët e rinj të MoneyGram Online mund të kryejnë dërgesa me 0 (zero) tarifë për transaksionin e parë, kjo deri më 28 shkurt 2026. Shërbimi është tashmë aktiv.

*Oferta me afat të kufizuar nuk është e vlefshme për transaksionet në pika fizike ose shërbime të tjera të MoneyGram. Në transaksion mund të aplikohet kurs këmbimi. Shërbimi ofrohet në zbatim të kushteve dhe rregullave.

Rreth MoneyGram

MoneyGram është një rrjet global pagesash i krijuar për të mundësuar lëvizjen e parave përtej kufijve me shpejtësi, thjeshtësi dhe besim. Platforma jonë omni-channel i mundëson klientëve, zhvilluesve dhe agjentëve të transferojnë para, monedha dhe stablecoin siç do t`ju përshtatej më mirë atyre.

Shërbejmë mbi 50 milionë klientë çdo vit në më shumë se 200 territore, me pothuajse gjysmë milioni vendndodhje për shitje dhe një ekosistem digjital që po zgjerohet shpejt, duke arritur miliarda pajisje. Si një nga emrat më të njohur dhe të besuar në pagesat globale, MoneyGram vazhdon me mundësi të reja se si lëvizin paratë — duke ndihmuar njerëzit në mbarë botën të mbështesin ata që duan dhe të ndërtojnë të ardhme më të mira.

Kontakt për MoneyGram Media

media@moneygram.com

Për AK-Invest

info@ak-invest.al 

Për eReja

info@ereja.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0