Modelet më të mira të suksesit, në nr 18 të Revistës së Businessmag.al - Business Magazine Albania

Modelet më të mira të suksesit, në nr 18 të Revistës së Businessmag.al


Me një përvojë mbi 25 vjeçare në biznes, Vasil Naçi tashmë nuk është vetëm ndër pak sipërmarrësit më të suksesshëm në vend. Prej vitesh ai po ndjek modelet më të mira të zhvillimit të biznesit, forcimit të kapitalit njerëzor në kompani, e së fundi edhe Motivimin në masë për sukses.

Businessmag ka zhvilluar një intervistë me të në prag të eventit “Rruga drejt Suksesit”, duke u ndalur jo vetëm tek eventi por edhe tek historia e jetuar e tij në biznes.

Numrin 18 të kësaj reviste, Businessmag.al sjell histori të ndryshme suksesi që po shënohen nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por edhe detaje pikante të eventeve të biznesit, zhvilluar këtë vjeshtë në Tiranë.

Suksesi nuk është rastësi dhe as rezultat i rrugëtimeve të padrejta. Një prej sipërmarrësve që na frymëzon për këtë është Flamur Hoxha. Prej fillimit të viteve ’90 në biznes, Hoxha është sipërmarrësi që arriti të sigurojë rritje të qëndrueshme në biznes për vite të tëra dhe në fund ishte aty, i fuqishëm aq sa për të blerë kompaninë italiane për të cilën punoi për vite të tëra. Ai jo vetëm shpëtoi aktivitetin e ngritur në Itali, por e mban sipërmarrësin italian si pjesë të skuadrës Kler Italia.

Një intervistë e zhvilluar me Administratorin e Mon Cheri, tregon se edhe nga Tirana është e mundur të ngrihet një rrjet për shërbimin e kafes që mund të marrë përmasa ndërkombëtare.

Ekspertët e marketingut dixhital dhe kushdo që do të promovojë biznesin e tij në këtë drejtim, nuk duhet të humbasë mesazhet kryesore të 13 folësve në Konferencën e AllWeb zhvilluar në Tiranë gjatë muajit Tetor. “Fillo tani, fillo thjeshtë”, ishte një prej shumë mesazheve.

Përmes këtij numri mund të merrni shumë mesazhe të vlefshme për ju, duke lexuar artikuj apo ndjekur intervistat video të Businessmag.

Festivali i Inovacionit ishte një tjetër risi e kësaj vjeshte. Sipërmarrës të rinj e të “vjetër” u bënë bashkë. Të parët për të pasqyruar idetë e tyre novatore, të dytët me potencial për të zhvilluar e madje financuar këto ide.

Shkarko këtu nr 18 të revistës

Por, në zhvillimin e biznesit, gjendjen sociale të çdo familje e madje gjendjen ekonomike të shoqërisë, komunikimi efektiv është i rëndësisishëm. Ne kemi mangësi në këtë drejtim dhe është parë në disa vendime të marra nga institucionet publike, si bërja e rrugës së kombit me pagesë, edhe mbyllja e transmetimit analog.

Në këtë numër do të mësoni gjithashtu mbi pasionin e kthyer në biznes të Anxhela Çikopanos, të cilin e ka quajtur Akjuna. Reçelnat e saj mund t’i blini edhe për dhuratë, të shoqëruara me spjegime në shqip dhe anglisht.

Të gjithëve na intereson të jemi më produktivë dhe një nga artikujt e revistës ju sjell dhjetë rregulla për këtë. Emojit, të cilat i përdorni çdo ditë në rrjetet sociale, shikoni si kuptohen dhe si mund të lexohen në kultura të ndryshme.

Këto dhe shumë të tjera në nr 18 të Revistës së Businessmag, të ardhur kësaj radhe me një format të ri. Shkarkojeni revistën në kompjuter  apo telefon dhe frymëzohuni në kohën tuaj të lirë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0