Mjetet që ndihmojnë në planifikimin e karrierës së nxënësve

Mjetet që ndihmojnë në planifikimin e karrierës së nxënësve


British Council ju njeh me setin e mjeteve falas që ndihmojnë shkollat dhe kolegjet për të zhvilluar planifikimin e karrierës për nxënësit e tyre dhe aftësive për punësim si dhe për t’i përgatitur ata për një karrierë të suksesshme.

Këto mjete praktike janë zhvilluar nga World Skills UK dhe Kompania e Karrierave dhe Sipërmarrjes, ku përfshihen një përzgjedhje prej 10 planesh mësimore të hartuara për të ndihmuar nxënësit që të:

  • njohin dhe kuptojnë kërkesat e planifikimit të karrierës dhe aftësinë e punësimit
  • identifikojnë dhe zhvillojnë afësitë e nevojshmë për botën e punës
  • hartojnë qëllime sfiduese për të bërë progres dhe për arritje.

Bazuar në suksesin e serive të Konkursit World Skills UK, të cilat ndihmojnë zhvillimin e aftësive të individëve të talentuar në fushën e tyre teknike, seti i mjeteve përfshin mesazhe frymëzuese nga të rinjtë pjesëmarrës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe kanë vazhduar duke u bërë pjesë e rrjetit në rritje të Kampionëve të Aftësive.

Shkollat dhe kolegjet mund të regjistrohen për të pasur akses tek ky set mjetesh WorldSkills UK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0