Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit

Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit

Mjekët në mbarë botën janë rikthyer tek një mënyrë e vjetër e trajtimit të infeksioneve. Fjala është për transfuzionin e plazmës së gjakut të mbushur me molekula imunitare që ndihmuan të mbijetuarit e COVID-19 të mundin virusin vdekjeprurës.

Lexo: Trump beson se vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit

Në spitalin “Brigham and Women” në Boston, donatorët po japin kontributin për të përcaktuar nëse plazma nga pacientët e rikuperuar nga COVID-19 do të ndihmojë në sherimin e shpejtë të pacientëve të prekur nga virusi. Mjeku Richard M. Kaufman thotë se synimi është përpjekja për të krijuar një terapi imuniteti.

“Qëllimi është mbledhja e plazmës, që është pjesa e lëngshme e gjakut, nga individët që e kanë marrë veten nga koronavirusi dhe përdorimi i saj si një terapi imuniteti.”

Mjeku thotë se kjo praktikë e përdorimit të antitrupave për pacientët e infektuar është përdorur gjatë epidemive si SARS1, MERS dhe Ebola.

“Kjo qasje e përdorimit të antitrupave nga pacientë që e kanë marrë veten është përdorur për epidemi si SARS1, MERS, Ebola, por askush nuk e din nëse funksionon në rastin aktual me koronavirusin. Arsyeja është se nuk ka patur teste klinike të nivelit të lartë për të provuar sigurinë dhe efikasitetin e kësaj qasjeje.”

Por mjeku Clifton Mo nga Isntituti Dana Farber thonë se asyeja që kjo teknikë duket intriguese është fakti se nuk nevojitet testimi nga një kompani e madhe farmaceutike.

“Në këtë rast, një individ që e ka marrë veten nga COVID-19 dhuron gjakun. Pra nuk kemi një kompani farmaceutike që po përgatitet që të prodhojë një ilaç.”

Lexo: Dr Bright dëshmon për “Integritetin Shkencor” në përgjigjen ndaj koronavirusit në SHBA

Mjeku Richard M. Kaufman thotë se procedura po kryhet në atë mënyrë që gjysma e pjestarëve në këtë test po marrin plazmë nga individët që e kanë marrë veten nga koronavirusi.

Gjysma tjetër, thotë ai, do të marrin plazmë të rregullt. I gjithë procesi, thotë ai, po kryhet në atë mënyrë që as mjeku dhe as pacienti nuk e dinë se cilit grup i përkasin. Kjo , thotë mjeku, është e vetmja mënyrë për të gjetur nëse kjo praktikë do të sjellë përfitime apo jo nga përdorimi i plazmës së individëve që e marrin veten nga COVID-19.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0