Mira Murati thotë se AI do të eliminojë disa punë kreative - Business Magazine Albania

Mira Murati thotë se AI do të eliminojë disa punë kreative

Që kur OpenAI prezantoi chatbot-in ChatGPT në nëntor 2022, dilema më e madhe dhe pyetja më e rëndësishme ka qenë ndikimi që do të kishte në vendet e punës. Pas ChatGPT, janë shfaqur shumë chatbot-e dhe mjete produktiviteti të bazuara në AI që potencialisht mund të zëvendësojnë njerëzit. CTO e OpenAI, Mira Murati, ka thënë se AI do të eliminojë me siguri një sërë vendesh pune. Dhe disa nga ato janë kryesisht role kreative.

Punët kreative kanë qenë ‘të rrezikuara’ që kur ChatGPT filloi të marrë përsipër detyra që zakonisht kryheshin nga njerëzit. Po ashtu, DALL-E, i cili mund të krijojë imazhe nga komandat e gjuhës natyrore, ka treguar se si AI mund të gjenerojë në mënyrë autonome prodhime kreative. Murati tha se teknologjia mund të shkaktojë zhvendosje të punëve në industrinë kreative. Megjithkëtë, ajo vuri në dyshim nëse këto punë ishin me të vërtetë të nevojshme për të qenë si pozicione pune të kryera nga një person. Murati së fundmi ka bërë një deklaratë në një intervistë për revistën Fortune.

Ekzekutivja e OpenAI nuk zbuloi se çfarë lloji punësh kreative ka të ngjarë të transformohen dhe zhvendosen nga AI. Thuhet se komentet e saj u bënë në një kohë kur industria e argëtimit po debatonte ndikimin e AI-së në aspekte të ndryshme të industrisë. Gjithashtu asokohe shumë skenaristë dhe aktorë kishin protestuar në  kundër përdorimit të AI-së në Hollywood.

Në fakt, shumë punë freelance janë prekur tashmë nga implementimi në rritje i mjeteve të AI-së. Që kur ChatGPT dhe mjete të ngjashme dolën në pah, punësimet në disa faqe freelance janë ulur ndjeshëm. Sipas një raporti të Wall Street Journal, postimet për punë freelance janë reduktuar me 21% në faqe si Fiverr dhe Upwork.

Lexo edhe: Si të maksimizoni çdo orë të ditës tuaj për produktivitet të pandalshëm

Megjithatë, Murati pohon se mjetet e AI mund të jenë një mënyrë për t’u bërë më krijues. Ajo tha se AI, kur përdoret si një mjet për edukim dhe krijimtari, do të ndikojë pozitivisht për të zgjeruar inteligjencën, krijimtarinë dhe imagjinatën tonë. Sipas Murati, hapi i parë është të ndihmohen njerëzit të kuptojnë se çfarë janë të afta të bëjnë këto sisteme AI dhe si mund të integrohen në proceset e punës. “Çdokush në botë, madje edhe në zonat më të largëta, mund të ketë qasje në mësimdhënie të personalizuar sipas mënyrës së tyre të të menduarit, prejardhjes kulturore dhe interesave të tyre,” tha ajo.

Murati përmendi gjithashtu premtimin e AI të avancuar në kujdesin shëndetësor dhe arsim, si dhe aplikimet e mundshme në zgjidhjet e ndryshimeve klimatike. Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se AI mund të krijojë mundësi të reja ose të ndryshojë ato ekzistuese në këto fusha pune. Në të njëjtën intervistë, duke folur për ndikimin më të gjerë të AI, Murati tha se do të kërkonte shumë punë jo vetëm nga kompanitë që zhvillojnë dhe vendosin këto teknologji, por edhe nga palët e interesuara si shoqëria civile, media, qeveritë, rregullatorët dhe publiku i gjerë.

Pra ndërsa Mira Murati mendon se AI do të mbyllë disa role pune që konsideroheshin të panevojshme, por gjithsesi si një mjet për arsimim dhe kujdes shëndetësor, ai do të jetë gjithnjë shumë i nevojshëm dhe mund të çojë në rezultate pozitive.

 

indianexpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0