Miliarderët e teknologjisë “arkëtojnë” miliarda, sa aksione shitën... - Business Magazine Albania

Miliarderët e teknologjisë “arkëtojnë” miliarda, sa aksione shitën Bezos, Zuckerberg dhe shefat e AI në 2025

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Viti 2025 nuk ishte vetëm viti i rritjes historike të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, por edhe viti kur disa nga figurat më të fuqishme të Silicon Valley kthyen aksionet në para të thata. Sipas një analize të fundit të Bloomberg mbi të dhënat e tregtimit nga brenda, themelues dhe drejtues gjigantësh teknologjikë shitën mbi 16 miliardë dollarë aksione gjatë vitit të kaluar.

Në krye të listës qëndron themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili rezulton shitësi më i madh individual. Ai nxori në treg 25 milionë aksione të Amazon, me një vlerë totale rreth 5.7 miliardë dollarë. Lëvizja e tij erdhi në një moment kur aksionet e teknologjisë po shënonin kulme historike.

Pas Bezos renditet ish-drejtoresha ekzekutive e Oracle, Safra Catz, e cila shiti 12.5 milionë aksione, duke arkëtuar më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Në vendin e tretë është Michael Dell, themeluesi i Dell Technologies, me 16.2 milionë aksione të shitura, në vlerë rreth 2.2 miliardë dollarë.

Një tjetër emër i spikatur është Jensen Huang, CEO i Nvidia-s, kompania që në vitin 2025 u bë e para në botë me një vlerë tregu prej 5 trilionë dollarësh. Huang shiti rreth 1 miliard dollarë aksione, poke Nvidia u shndërrua në zemrën e zinxhirit global të furnizimit për inteligjencën artificiale.

Në të njëjtën linjë ishte edhe CEO e Arista Networks, Jayshree Ullal, e cila shiti pothuajse 1 miliard dollarë aksione, ndërsa pasuria e saj personale kaloi kufirin e 6 miliardë dollarëve, falë kërkesës në rritje për pajisje të rrjeteve me shpejtësi të lartë.

Edhe Mark Zuckerberg, CEO i Meta-s, shiti rreth 945 milionë dollarë aksione, të kanalizuara përmes fondacionit bamirës Chan Zuckerberg Initiative. Ndërkohë, CEO i Palo Alto Networks, Nikesh Arora, dhe bashkëthemeluesi i Robinhood, Baiju Bhatt, përfituan secili mbi 700 milionë dollarë nga shitja e aksioneve.

Sipas Bloomberg, këto nuk ishin vendime të nxituara apo reagime ndaj lajmeve të momentit. Shumica e shitjeve u kryen përmes planeve të paracaktuara 10b5-1, të regjistruara më herët pranë autoriteteve rregullatore, një praktikë që shmang akuzat për përdorim informacioni të brendshëm.

Megjithatë, kjo valë shitjesh nuk sinjalizon largim nga kompanitë. Përkundrazi, shumica e këtyre drejtuesve mbeten aksionarë të mëdhenj dhe të ekspozuar ndaj performancës së ardhshme të bizneseve të tyre. Ajo që bie në sy është dëshira për të kthyer një pjesë të fitimeve të jashtëzakonshme të nxitura nga AI në kapital real, ndërsa tregjet janë ende në nivele rekord.

Në vitin 2025, sektori i teknologjisë ishte motori kryesor i rritjes së S&P 500, i cili u mbyll me një rritje prej 17%, për të tretin vit radhazi me shifra dyshifrore. Nvidia, Amazon, Alphabet dhe Microsoft mbajtën peshën kryesore si në rritjen e indeksit, ashtu edhe në shitjet nga brenda, me Nvidia-n që kontribuoi e vetme rreth një të pestën e fitimit total të indeksit.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0