Microsoft zyrtarizon mbylljen e Messenger ne mars 2013, te gjithe ne Skype - Business Magazine Albania

Microsoft zyrtarizon mbylljen e Messenger ne mars 2013, te gjithe ne Skype


Windows Live Messenger do te mbyllet zyrtarisht ne mars te ketij viti. Kjo eshte deklarata e fundit nga vete Microsoft-i.
 
Me 15 mars te gjithe perdoruesit do te kalojne ne Skype, programin te cilin gjigantet softuerike e blene per 8.5 miliarde $ ne tetor 2011.
“Do ta mbyllim globalisht Messenger-in ekzistues dhe karakteristikat e tij do t’i shkrijme me ato te Skype”,- u shpreh kompania, duke shtuar se i vetmi vend ku do te jete i disponueshem programi do te jete Kina.
 
Nentorin e kaluar, presidenti i Skype Tony Bates, konfirmoi ne nje postim ne blog se Messenger do te mbyllej ne tremujorin e pare te 2013-s.
Per kete arsye kompania po i nxit perdoruesit te kalojne ne Skype dhe te bejne “sign in” duke perdorur llogarine e tyre Microsoft (te njohur me pare si “Windows Live ID”), e cila perfshin adresen e e-mailit dhe fjalekalimin. Te gjitha kontaktet e Messenger do te perfshihen ne momentin qe beni “sign in” ne Skype.
Deri me 15 mars Messenger do te vazhdoje te punoje normalisht
 
Ata qe perdorin Messenger-in nga desktopi, do te shohin nje njoftim qe do t’i udhezoje te bejne perditesim. Kur njoftimi klikohet, do te shfaqet nje dritare pop-up qe do te beje instalimin e Skype dhe do te çaktivizoje Messenger.
Deri me 15 mars Messenger do te vazhdoje te punoje si normalisht, por pas kesaj date perdoruesit nuk do te mund te bejne me “sign in” dhe do t’u shfaqet nje mesazh qe do t’u kerkoje te kalojne ne Skype. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0