Meta Platforms ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare për t’u bërë partneri i parë “zyrtar i teknologjisë për fansat” i Ultimate Fighting Championship (UFC), kompania e së cilës CEO u zgjodh në bordin e Facebook-ut në janar.
Sipas marrëveshjes, Meta do t’u ofrojë fansave të UFC-së një përvojë më të thellë dhe më tërheqëse përmes shërbimeve të saj, ku platforma e saj me bazë teksti, Threads, do të bëhet partneri zyrtar i UFC-së për mediat sociale, sipas një deklarate të UFC-së të mërkurën.
Meta do të ketë markën e saj të vendosur në ringun e UFC-së gjatë ngjarjeve me pagesë për çdo shikim (pay-per-view) dhe gjatë eventeve të “Fight Night”, si dhe nëpërmjet elementeve të ndryshme në transmetime dhe përvoja krijuese për fansat brenda arenave.
CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka ndërtuar një marrëdhënie me CEO-në e UFC-së, Dana White, gjatë viteve të fundit si një entuziast i arteve marciale të përziera dhe një luftëtar rekreativ.
White, së bashku me dy persona të tjerë, u zgjodh në bordin e Meta-s në janar. Ai është gjithashtu mik i Presidentit Trump dhe ka folur në mbështetje të kandidaturës së tij në Konventën Kombëtare Republikane në korrik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto