Meta blen kompaninë e syzeve të realitetit të shtuar (AR). Miliarda dollarë vazhdojnë të hidhen drejt “Metaverse” - Business Magazine Albania

Meta blen kompaninë e syzeve të realitetit të shtuar (AR). Miliarda dollarë vazhdojnë të hidhen drejt “Metaverse”

Meta po hedh më shumë para në metaverse me blerjen e Luxexcel, një kompani me bazë në Holandë që është e specializuar në printimin e lenteve 3D për syze inteligjente.

“Ne jemi të lumtur që ekipi i Luxexcel i është bashkuar Metës, duke thelluar partneritetin ekzistues midis dy kompanive”, thotë Meta në një deklaratë të dhënë nga Ryan Moore, kreu i komunikimeve financiare të kompanisë. Ndërsa kushtet e marrëveshjes janë të panjohura, kreu i Meta dhe Reality Labs, Andrew Bosworth, zbuloi në një postim në blog në fillim të këtij muaji se kompania derdh “rreth gjysmën” e shpenzimeve operative të divizionit të fokusuar në metaverse në realitetin e shtuar (AR), ndërsa gjysma tjetër do të ndërtojë produkte të realitetit virtual (VR).

Lexo edhe: Këta janë miliarderët e teknologjisë, pasuria e të cilëve shkoi në “humnerë” gjatë 2022-it

Luxexcel, i cili u themelua në vitin 2009, thotë se mund të integrojë elementët e nevojshëm për të krijuar një përvojë realiteti të shtuar brenda një lente, siç janë filmat holografikë dhe projektorët. Në vitin 2021, ajo u bashkua me WaveOptics, kompania që ofron ekranet për syzet e Snap-it, për të krijuar një lente të pajisur me përcjellës valësh ose teknologjinë e ekranit transparent të nevojshëm për të mbivendosur objektet virtuale në mjedisin e jetës reale të përdoruesit.

Edhe ndërsa Meta punon drejt ndërtimit të palës së parë të syzeve me realitet tw shtuar (AR), ne mund të mos shohim një produkt të përfunduar për ca kohë. Bosworth thotë se syzet AR të Meta-s do të “kërkojnë vite zhvillim” ndërsa përpiqet ta bëjë pajisjen “më të hollë, më të lehtë, më të shpejtë dhe më të fuqishëm”./ The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0