“Mëso Falas”, startup-i më i ri që ofron një platformë edukimi falas për të gjithë - Business Magazine Albania

“Mëso Falas”, startup-i më i ri që ofron një platformë edukimi falas për të gjithë

“Mëso Falas” është një start-up i vetëfinancuar në fushën e edukimit, që ka nisur prej katër muajsh punën me video falas nëpërmes tre kategorive kryesore: Tutoriale, Tips & Tricks dhe Soft Skills. Platforma që ky start-up operon momentalisht është Youtube, duke informuar audiencën në rrjete sociale si Facebook, LinkedIn dhe Instagram.

Qëllimi i “Mëso Falas” është që të ofrojë një platformë edukimi falas për të gjithë. Pavarësisht se platforma të ngjashme ekzistojnë në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe është e vështirë të gjesh video lehtësisht të aksesueshme, profesionale dhe falas për të gjithë. “Mëso Falas” synon të arrijë audiencë të gjerë në të gjitha trojet shqiptare dhe për këdo person shqipfolës në botë. Iniciativa që forcojnë lokalitetet janë patjetër në dobi të së mirës së përgjithshme në nivel global.

Shkrimi i historive (Storytelling), jo vetëm për letërsinë por edhe për biznesin.

Storytelling apo shkrimi i historive është kthyer një nga trendet më të rëndësishme sot për të komunikuar me audiencën. Njerëzit janë lodhur me shkrime të cilat vetëm ofrojnë shpjegime apo informacione, ndaj në këtë video do të gjeni disa udhëzime sesi tia nisni të shkruani një tregim apo histori dhe më e rëndësishmja të mund të përdorni këtë aftësi të shkrimit të historive edhe në shkrime të tjera që nuk lidhen domosdoshmërish me letërsinë apo publicistikën

Storytelling është një nga trendet më të rëndësishme në shkrimin e kontenteve dhe publikimet në rrjete sociale dhe në internet. Këto këshilla shërbejnë si për narrativët letrare dhe deri tek çdo përmbajtje nga ato personale dhe deri tek ato të një brandi apo marke të caktuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0