Mësimi online do të vazhdojë

Mësimi online do të vazhdojë


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se meqë hapja e shkollave është shtyrë pa afat, mësimi online duhet të vijojë. Me anë të një videomesazhi në rrjetin social “Facebook”, Shahini këshilloi mësuesit që gjatë kësaj periudhe të mos mbingarkojnë nxënësit.

“MASR do të vijojë me organizimin e xhirimit të leksioneve që mësuesit po bëjnë gati për arsimin parauniversitar.  Këto do të transmetohen siç kemi bërë katër javët e para në RTSH dhe do të ritransmetohen në kanalin e youtube të MASR. Mësuesit do të vijojnë komunikimin e tyre të përditshëm me nxënësit, duke u kujdesur të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja dhe duke u kujdesur gjithashtu për oraret se kur mbajnë këtë komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre”, u shpreh ministrja e Arsimit.

Besa Shahini shtoi se edhe universitetet po kryejnë mësim online. Në këtë pikë, ajo bëri thirrje që ky proces mësimor të zhvillohet për të gjitha lëndët.

Lexoni: Lulëzon tregtia online. Ja lista e subjekteve ku mund të porosisni online

“Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigurtë se sa do të zgjasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet t’i jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë”, bëri thirrje ministrja.

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet u mbyllën që në datën 9 mars pas identifikimit të dy rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë. Fillimisht hapja e tyre u shty deri në 3 prill. Por të mërkurën ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri me dije se institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura pa afat, deri në normalizimin e situatës në vend.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0