Mesdheu: Vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri - Business Magazine Albania

Mesdheu: Vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri

Vapë ekstreme në të gjithë zonën e Mesdheut këtë verë. Sipas një analize të Climate Central, vera me vapë përvëluese mund të kthehet në normalitet për Mesdheun.

Gjasat për valë të nxehti, si aktualisht në zonën e Mesdheut janë rritur si pasojë e ndryshimit të klimës, sipas një analize të organizatës joqeveritare amerikane, Climate Central. Probabiliteti për temperaturat mjaft të larta, si ato aktuale në Greqi, është rritur pesë herë, bëri të ditur Climate Central-.

14 ditë rresht mbi 40 gradë

Sipas organizatës, Greqia ka përjetuar këtë vit korrikun më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve me 14 ditë radhazi temperatura që kanë kaluar 40 gradët. Edhe tani dyjavëshin e fundit të gushtit, ka pasur temperatura mesatarisht 3-6 gradë më të larta se më parë jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri, Itali dhe Francë. Kurse në Kroaci, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Austri dhe Hungari temperaturat e pritshme shënojnë 6-10 gradë më lart se mesatarja e mëparshme.

Lexo edhe: Njihuni me 2 folësit e parë të AllWeb 2024!

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve

Sipas Climate Central me qendër në Princeton ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve. “Ne e dimë, se kushtet e motit me rrezik të lartë për zjarre lidhen drejpërdrejt me ndryshimin e klimës”, u shpreh Andrew Pershing, drejtues i projektit studimor. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre. “Ne duhet ta lemë qymyrin, naftën dhe gazin në tokë”, theksoi Pershing, “ndryshe verat me zjarre dhe temperatura ekstreme në hapësirën e Mesdheiu do të jenë normalitet i ri. Jo vetëm në Greqi, por në të gjithë rajonin.

Turistët duhet të vlerësojnë rrezikun e temperaturave të larta

Këtë verë në Greqi 5 turistë humbën jetën për shkak të vapës përvëlues. Turistët shtegtarë nuk ishin të pajisur si duhet për temperaturat ekstreme. Ekspertët paralajmërojnë nga mos vlerësimi sa duhet i nxehtësisë. Ata thonë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën të nënvlerësojnë këtë rrezik. Disa mendojnë, se disa masa të thjeshta i mbrojnë, ndërkohë që të tjerë gjatë pushimeve duan të shohin sa më shumë të jetë e mundur nga vendi që vizitojnë duke injoruar temperaturat e rrezikshme.

 DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0