Mercedes Benz përzgjedh një dizajner shqiptar

Mercedes Benz përzgjedh një dizajner shqiptar


Konkursi i Mercedes-Benz, i lançuar në fund të muajit maj, për ide dizajni rreth makinave të së ardhmes ka përzgjedhur punimin e Kastriot Rroshi si një nga më të mirët. 

Gorden Wagener, shefi i dizajnit të Daimler AG dhe Mercedes Benz, ka ftuar të gjithë të apasionuarit në fushën e dizajnit të bëhen pjesë e këtij konkursi. Nevojitej vetëm kreativitet dhe postimi i skicës tënde në Instagram nën hashtagun #MBglobalSketch.

Kastriot Roshi, është bërë pjesë e këtij konkursi me disa punime, ku midis tyre është vlerësuar ky model:

Skicimet më të mira janë përzgjedhur nga vet Wagener, dhe janë shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale të Mercedes Benz.

Punimi është postuar në faqen zyrtare të Mercedes Benz me këtë përshkrim:

“Faleminderit @kastriot.rroshi që u bëre pjesë e konkursit #MBglobalSketch nga @gorden.wagener.

A nuk mendoni se ky koncept i një SUV do t’i përshtatej mjaft mirë në plazhet e Malibusë?”

https://www.youtube.com/watch?v=J93OsgcBZ3E&vl=en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0