Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur ditar mirënjohje

Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur ditar mirënjohje


Shkruar nga Anila Bashllari

Mënyra më e thjeshtë dhe praktike, për të mbajtur një ditar ku të shprehni mirënjohjen tuaj për gjithçka që ju ndodh, është të mbani një bllok normal në çantën tuaj dhe të shkruani në të sa herë e ndjeni ju të nevojshme.

Vendosini një titull ditarit “Për mirënjohjen” ose një titull që juve ju pëlqen më shumë. Titulli do t’jua kujtojë pse ai ditar gjendet pranë jush dhe mund t’ju motivojë ta hapni dhe të shkruani në të. Mbaje diku që t’a kapë syri. Nëse nuk doni të shkruani në bllok, mund të shkarkoni aplikacione për telefonin, që janë krijuar posaçërisht për të mbajtur ditar në telefonin tuaj (mjafton të kërkoni me termin “diary” në appstore dhe do të shfaqen shumë opsione).

Krijo rutinën tënde
Nuk dua t’ju kushtëzoj me një sistem fiks të shkruari sepse nuk funksionon kështu! Mirënjohja nuk ka orare, por e shpreh kur e ndjen me zemër. Mbani një bllok të thjeshtë, në të cilin mund të shkruani kur të ndiheni të frymëzuar. Mund të shkruani për vetëm 1 ose 3 minuta gjatë një momenti pushimi në zyrë, kur jeni vetëm ulur në kafe ose gjatë mbrëmjeve kur jeni duke pushuar.
Që të funksionojë si praktikë duhet mbajtur rregullisht. Çdo ditë. Por, ju duhet të ‘krijoni’ një sistem që funksionon për ju dhe i përshtatet rutinës tuaj.  Sa herë të përjetoni momente mirënjohjeje, ju mund t’i hidhni reflektimet tuaja në bllokun tuaj (në këtë rast duhet mbajtur blloku me vete).

Fillo që tani
Do t’ju sugjeroja që të filloni të shkruani të paktën 3 gjëra çdo ditë në mbrëmje, për të cilat ju jeni mirënjohës. Nëse nuk ju vjen asgjë ndërmend për të cilën ndiheni vërtetë falenderues, shkruani mbi ngjarjen më pozitive që ju ka ndodhur gjatë javës dhe falenderoni Zotin, veten apo njerëzit që ishin pjesë e ngjarjes. Një buzëqeshje e sinqertë nga dikush, një takim rastësor që ju bëri të ndiheni mirë, një kompliment nga njerëzit tuaj të afërm, e të tjera si këto.

(Nëse doni të shkruani çdo ditë në bllokun e mirënjohjes, mund të lexoni artikullin ‘Çdo Ditë Një Faleminderit’).

Shkruani me zemër të hapur, me fjalë zemre dhe mendimet tuaja më të sinqerta, që mirënjohja juaj të mos jetë thjesht rrëfim por një eksperiencë ku ju shkruani, falenderoni dhe ndjeni mirënjohje në zemrën tuaj.

Si funksionon ditari i mirënjohjes për mua?

Unë e kam trajnuar veten që të shpreh mirënjohjen time gati çdo ditë, sepse ndihem vërtet falenderuese, jo sepse është diçka që duhet t’a bëj apo sepse e di që më jep kënaqësi dhe më bën të ndihem mirë.

Nëse unë falenderoj diçka apo dikë në bllokun tim, e bëj kur vërtetë ndihem falenderuese, jo sepse duhet të shkruaj në bllok. Kultivimi i kësaj praktike është rezultat i një eksperience disa vjeçare, e cila më ka ndihmuar t’a shoh më qartë dhe t’a kujtoj e vlerësoj në çdo moment dashurinë dhe mirësinë që më rrethon.

Unë shkruaj çdo ditë në bllokun tim, por kjo nuk është e thënë të funksionojë edhe për ju. Shkruani atëherë kur e ndjeni se duhet të shkruani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0