Media online, gazetari apo biznes?

Media online, gazetari apo biznes?


Studentët e vitit të parë në programin Master në Shkenca Komunikim zhvilluan debatin publik me temë: “Media online, gazetari apo biznes?” Debati u organizua në kuadër të lëndës “Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë”, duke u nisur nga metodat bashkëkohore të realizimit të lëndëve mësimore, si metoda jo-formale të të mësuarit, pavarësie të studentëve, si dhe të mësuarit duke u praktikuar.

Nisur nga projekti i lëndës, 8 studentët përfaqësues u ndanë në dy grupe për të mbrojtur tezën përkatëse.

Nën moderimin e studentes Donisa Perseku, grupi i parë me anëtarë Jani Sinjarin, Ervin Muçën, Sefer Çelën dhe Lorena Sançon, sollën argumentet pro medias online si gazetari e ditës së sotme. Ndërsa grupi i dytë me anëtarë Arjola Hajdinin, Anjeza Nokan, Qemal Shehun dhe Ermion Jahon mbrojtën idenë se mediat online janë shndërruar në biznes, të prirura të publikojnë lajme që klikohen më shumë, duke anashkaluar cilësinë e lajmit për të gjeneruar të ardhura.

BusinessMag e ndoqi nga afër këtë debat publik, e sigurisht duke përkrahur tezën se media online është gazetari. Një gazetari virtuale ku teknologjia është ndërmjetësi më i mirë që e shpërndan informacionin në kohë reale. Aty ku gazetarët janë të paanshëm dhe të lirë për të shprehur mendin e tyre, pa orare fikse dhe pa presionin e një strukture mediatike.

Juria e përbërë nga Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Doc. Dr. Agron Tufa, si dhe lektorja e lëndës Edlira Mali, vlerësuan mbi forcën e argumentit, prezantimit, kundër-argumentit, referencave dhe performancës së përgjithshme, duke shpallur fitues grupin ku Media Online ishte Gazetari.

Aktiviteti i zhvilluar në ambjentin e bibliotekës, me dekorin e Creative Event, debati u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave për grupin fitues. Vlen për tu theksuar fakti që Universiteti Bedër vazhdimisht zhvillon aktivitete të kësaj natyre, gjithëpërfshirëse dhe zhvilluese për vet studentët e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0