Me pak para kesh në qarkullim, një projektligj drejt miratimit - Business Magazine Albania

Me pak para kesh në qarkullim, një projektligj drejt miratimit

Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë


Për të ulur paranë informale në qarkullim, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që e ka shpërndarë për diskutim. Në bazë të këtij dokumenti, pritet që çdo biznes, person fizik apo juridik dhe organizatat jofitimprurëse, të hapin llogari bankare, në të kundërt do të ndëshkohen me gjoba.

“Bizneset që konstatohen se nuk hapin llogari në bankë do të gjobiten me 50 mijë lekë, kur janë persona fizikë me xhiro deri në 8 milionë lekë. Ndërsa në rastin e personave juridikë, gjoba është 100 mijë lekë”, thuhet në projektligj.

Ndërhyerja e Ministrisë së Financave, synon mbylljen e shtigjeve të pastrimit të parave, pas vërejtjeve të Agjencisë Europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”.

Vlerësimet e një muaji më parë të kësaj agjensie për vendin tonë, ishin kritike. Duke theksuar se  në vend janë rritur reziqet për pastrimin e parave, Këshilli i Europës e vendosi Shqipërinë në mbikëqyrje të thelluar.

Krahas hapjes së llogarive bankare, pritet që të ulet më tej kufiri i pagesave kesh. Aktualisht transakksionet kesh lejohen deri në 150 mijë lekë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0