“Mbretëresha” e kriptovalutave që u zhduk me 13 miliardë dollarë - Business Magazine Albania

“Mbretëresha” e kriptovalutave që u zhduk me 13 miliardë dollarë

Dr. Ruja Ignatova ishte tekstualisht “Mbretëresha e kriptovalutave” – ose të paktën këtë donte që investitorët e saj të besonin.

Sipërmarrësja e arsimuar në universitetin e Oxford ndërtoi një perandori kibernetike duke bindur më shumë se një milionë njerëz në të gjithë botën të investojnë në atë që quante “Vrasësi i Bitcoin”, duke iu referuar monedhës së saj virtuale “Onecoin”, shkruan britanikja “The Sun”.

Evente të shkëlqyeshme shitjesh dhe premtime për ‘para të thjeshta’ me anë të kuponave të saj OneCoin, nisën të bënin zhurmë nëpër botë – me evente promovuese edhe në Wembley të Londrës.

Por pa një sistem kompjuterik për llogaritjet e menaxhimin e kriptovalutës, OneCoin nuk kishte asnjë vlerë. Kjo ashtu si disa iniciativa të tjera, Onecoin ishte një nga kriptovaluta e dështuara që reklamoheshin për “sukses të padiskutueshëm”.

Më pas gruaja u zhduk nga qarkullimi me rreth 13 miliardë dollarë në vlerë Bitcoin, në atë që llogaritet si nga mashtrimet më të mëdha në botë. Kur Dr Ruja u zhduk në mënyrë misterioze në 2017, investimi i saj rezultoi se nuk ishte asgjë më shumë se një skemë piramidale.

Tashmë edhe katër vjet më vonë, krijuesja e OneCoin mbetet në arrati. Bashkëthemeluesi i saj Sebastian Greenwood u arrestua në 2018 bashkë me vëllain e gruas, Konstantin Ignatov, dhe u shpallën fajtorë për pastrim parash në 2019. Ata ende nuk janë dënuar por mund të marrin deri në 90 vjet burg.

Konstantin thotë se herën e fundit që ka dëgjuar nga e motra ishte ajo i kishte thënë se kishte krijuar një “pasaportë të madhe”. Ai thotë se gruaja i kishte kërkuar të rezervonte fluturime për në Vjenë e në Athinë, por askush nuk e di nëse Dr. Ruja i bëri këto fluturime, dhe as se ku ndodhet tani.

Familja e saj kishte emigruar në Gjermani kur ajo ishte 10 vjeçe, por ka sugjerime se fshihet në Dubai, ku një nga viktimat e mashtrimit ka ngritur padi se 500 milionë dollarë nga paratë e saj janë ende në banka. Dr Ruja bindte njerëzit se monedha e saj OneCoin ishte “e sigurtë” dhe e përkryer për investues të herës së parë.

Të rekrutuarit nxiteshin të sillnin miq e familjarë, me premtime për komisione dhe shpërblime të mëdha. Dr. Ruja u kthye shpejt nga një konsulente financiare, në celebritet dhe e shumëkërkuar në të gjithë botën.

Ajo mbante fjalime për fansa që e adhuronin në Dubai, Singapor e Makau, ndërsa në 2016 hyri në mënyrë triumfatike në Wembley mes muzikës e fishekzjarreve. Në tetor 2017, ajo pritej t’u tregonte investitorëve sa do të fitonin nga sipërmarrja e tyre në një event në Lisbonë, ku dhe nuk u paraqit.

Disa thoshin se ishte marrë peng, të tjerë thoshin se ishte fshehur, por një gjë ishte e sigurtë; ajo ia kishte mbathur. Dy vjet më vonë Dr Ruja u akuzua në mungesë për pastrim parash në SHBA, për atë që departamenti i Drejtësisë quante “një skemë tradicionale piramidale”.

Mark Scott, avokati që besohet se ka pastruar rreth 400 milionë dollarë të Dr Ruja, 50 milionë dollarë prej të cilave i ka marrë vetë për shërbimin, iu hoq e drejta e profesionit në 2020. Më herët në media janë raportuar raste të ngjashëm si ai i Gerald Cotten, tregtari i Bitcoin që vdiq duke marrë me vete 215 milionë dollarë, por investitorët besojnë se ka inskenuar vdekjen.

Raees Cajee, 21vjeç dhe Ameer, 18 vjeç u arratisën në Afrikën e Jugut me rreth 3 miliardë dollarë në një skemë të ngjashme.

The Sun

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0