Net Neutrality: Mbi 100.000 persona kanë firmosur një peticion kundër

Net Neutrality: Mbi 100.000 persona kanë firmosur një peticion kundër ndalimit


Disa ditë më parë, Federal Communications Commission (FCC) në SHBA vendosi të ndalonte Net Neutrality. E pa pranueshme për shumë, kjo është një epokë e re për ofruesit e internetit.

Tashmë, njerëzit “kërkojnë kokën” e kokës së FCC.

Një peticion online, kërkon dorëheqjen e drejtuesit të FCC, Ajit Pai. Ky peticion mblodhi më shumë se 100.000 firma të Premten, 24 orë pas vendimit. Ky peticion fajson atë për “mos marrjen parasysh të shumë ankesa kundër shfuqizimit të Net Neutrality dhe ndalimin e lirisë së të shprehurit në internet”.

“Ajit Pai duhet të largohet. Ai nuk ka respekt për demokracinë, nuk ka respekt për lirinë e të shprehurit, dhe as për vendin”. – shprehet një nga personat që ka firmosur peticionin.

“Një njeri aq larg asaj çka amerikanët duan, nuk mund të jetë drejtues i FCC. Ai po tregon se është i kontrolluar nga ISP”. – u shpreh një tjetër.

Pai e mbrojti lëvizjen e tij, e cila fitoi 3 vota të republikanëve dhe 2 të demokratëve. “Net Neutraily nuk do të ndalojë demokracinë dhe as lirinë e shprehjes online”. – u shpreh Pai.

Ai gjithashtu publikoi një video në YouTube me titullin “7 Things You Can Still Do on the Internet After Net Neutrality”. E gjithë kjo, duket thjeshtë qesharake dhe nuk ka patur impaktin që krijuesit prisnin.

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0