Maska inteligjente për të monitoruar parametrat vitalë

Maska inteligjente për të monitoruar parametrat vitalë

Maska inteligjente
~3 minuta lexim

Inxhinierët holandezë po zhvillojnë një maskë “inteligjente” që monitoron parametrat vitalë të një përdoruesi, si temperatura dhe frymëmarrja dhe i paralajmëron ata kur maska duhet zëvendësuar. Prodhuesit e saj shpresojnë që maska inteligjente, ende në fazën e zhvillimit, përfundimisht do të jetë në gjendje të paralajmërojë përdoruesit nëse thithin substanca toksike.

Shumë njerëz kanë zhvilluar një marrëdhënie dashurie ose urrejtje me maskat për fytyrën. Ndërsa ofrojnë një farë mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19, maskat mund të jenë të pakëndshme dhe madje mund të bëhen burim i infeksionit.

Tani, mjekët dhe inxhinierët në Holandë po zhvillojnë një maskë inteligjente që përdor sensorë dhe të dhëna për t’iu kundërvënë këtyre sfidave. Maska lejon përdoruesit të monitorojnë parametrat e tyre jetësorë, si frymëmarrjen dhe temperaturën, falë sensorëve elektronikë brenda saj.

“Mund të vendosim sensorë elektronikë për parametra të ndryshëm si për frymëmarrjen, për temperaturën, për të ditur nëse përdoruesi është në gjendje të mirë ose jo, duke bërë për shembull, që maska të japë një dridhje kur ka rrezik”, thotë Ashok Sridhar, hulumtues në qendrën Holst.

Qëllimi është të krijohet një maskë që mund të monitorojë të gjitha llojet e parametrave, të tilla si mbushja me oksigjen, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura e trupit, por edhe për t’i analizuar këto të dhëna.

Kjo lloj maske mund të komunikojë me shumë aplikacione të tjera, të tilla si monitorimi i pacientëve të sëmurë ose në proces rehabilitimi.

Por tani për tani, maska inteligjente e fytyrës ka funksionalitet të kufizuar.

“E vetmja gjë që mund të monitorojë dhe t’ju tregojë kjo maskë është nëse nuk është e efektshme. Pra, ajo nuk ka më shumë mekanizma sigurie për të ndaluar virusin ose bakteret sesa një maskë normale. Por ajo të tregon kur maska është e efektshme dhe kur nuk e ka më atë nivel mbrojtje”, thotë zoti Sridhar.

Ekspertët në qendrën Holst, nismëtare në teknologjinë e elektronikës së printuar, po zhvillojnë gjithashtu një bluzë inteligjente. Printerët e veçantë stampojnë një shtresë të hollë me qarqe elektronike që mund t’i bashkangjiten tekstileve.

“Nëse je atlet dhe do të vraposh, nuk ke pse mban telefonin me vete, për shembull. Këto elektroda do të masin parametrat tuaj jetësorë dhe më pas do t’i komunikojnë ato në pajisjen që është e bashkangjitur këtu. Dhe kur të keni mbaruar aktivitetin dhe të ktheheni në shtëpi ose në zyrë, thjesht mund ta lidhësh me laptopin ose telefonin dhe sheh rezultatet e aktivitetit fizik”.

Studimet mbi koronavirusin dhe mikrobet e tjera tregojnë se mbajtja e një maske ndihmon që njerëzit e infektuar të mos e përhapin sëmundjen tek të tjerët. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0