Një shqiptar, i cili punonte si agjent pronash në Macomb County në SHBA ka dalë përpara Gjykatës pasi akuzohet për mashtrim të investitorëve, në një shumë që përllogaritet në shumën prej 26 milionë dollarësh. Sipas FOX, paratë e marra, Viktor Gjonaj i shpenzoi për të përmbushur vesin e bixhozit në Michigan Lottery.
Hetuesit federalë thonë se Viktor Gjonaj krijoi një kompani të rremë dhe mblodhi 26 milion dollarë nga investitorët, të cilët mendonin se po investonin në pasuri të paluajtshme. Por 43-vjeçari i harxhonte në loto, duke blerë deri në një milion dollarë bileta në javë.
Agjentët thonë se skema e Gjonaj u pikas në gusht të vitit 2019, dhe u shprehën se ishin habitur kur dëgjuan për skemën.
‘Federalët’ thonë se Gjonaj gjeti një mënyrë për të fituar çmime të mëdha në Lotarinë e Miçiganit në 2016. Që nga ajo kohë ai filloi të luante shpesh dhe të shpenzonte shumë. Kjo deri në vitin 2017, periudhë kur kishte nisur që të humbte më shumë sesa po fitonte. Në vend që ta linte, ai dyfishoi paratë duke përdorur paratë e investitorëve për të financuar bastet e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.