Mashtrim 2 miliardë dollarë me kriptomonedhën ‘THODEX’ në Turqi, themeluesi dyshohet se fshihet në Shqipëri - Business Magazine Albania

Mashtrim 2 miliardë dollarë me kriptomonedhën ‘THODEX’ në Turqi, themeluesi dyshohet se fshihet në Shqipëri

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, pasi ka marrë nga investitorët 2 miliardë dollarë është arratisur. Paraprakisht dyshohet se vendstrehimi tij është Shqipëria ose Tajlanda. Dyshimet për arratisjen e tij janë ngritur pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill. Mediat lokale turke raportojnë se të mërkurën në mbrëmje Özer u largua nga aeroporti i Stambollit në drejtim të paditur dhe theksojnë se vendstrehimi i tij i ri është Shqipëria ose Tajlanda.

Ministria e Drejtësisë në Turqi, iu ka bërë thirrje autoriteteve në Tiranë që të hetojnë dhe të bëjnë të mundur dorëzimin e të riut, në rast se ai strehohet në Shqipëri. Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qenë të pasuksesshme.

“Nuk ka pasur qasje në faqen e internetit të Thodex për më shumë se 24 orë. Qindra mijëra përdorues nuk mund të kenë akses në portofolat që mbajnë pasuritë e tyre kripto ose paratë e gatshme”, i tha AFP Oguz Evren Kiliç, një avokat që përfaqëson një numër të paspecifikuar të përdoruesve të Thodex, ndërsa shtoi se: “Ne kemi filluar procedurat ligjore dhe kemi paraqitur një ankesë në zyrën e prokurorit.”

Raportohet se zhdukja e tij, nuk ka ardhur pa paralajmërim pasi 28 vjeçari kishte njoftuar përdoruesit se për shkak të një update në sistem ata nuk do të mund të përdornin llogaritë e tyre për 6 orë fillimisht. Özgur Evren Kiliç, një nga avokatët e viktimave tha se edhe pse investitorët ishin paralajmëruar paraprakisht për vonesat, në moment që nuk mundën të logojnë në llogaritë e tyre dhe faqja u mbyll plotësisht, kanë filluar të ngrenë padi kundër Özer në provincat ku ndodhen, duke paralajmëruar një betejë të madhe ligjore për biznesmenin turk.

Në THODEX janë gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë. Ozer me zhdukjen e tij ka realizuar mashtrimin më të madh në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë. Skandali me kriptomonedhat, përkeqëson një botë e cila është diçka relativisht e re në Turqi.

Me rritjen e inflacionit në vend vitet e fundit, sidomos gjatë pandemisë shumë qytetarë janë përpjekur që të mbrojnë kapitalin e tyre duke investuar në monedhat digjitale. Shumë prej tyre të magjepsur nga jeta luksoze e 28-vjeçarit nga Bosfori, investuan në rrjetin e tij, duke bërë që atij të mos i duhet shumë kohë dhe të bëhej më e madhja në vend.

Por zhdukja e tij dhe mashtrimi i madh i të riut turk, paralajmëron edhe skandale politike ku në qendër të tyre është edhe ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu, pasi ai i fundit ishte shfaqur në një foto në krah të tij, edhe pse ministri ka mohuar ta njohë ose të ketë lidhje me të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0