Martin Shkreli përfundimisht dënohet me 7 vjet burg!

Martin Shkreli përfundimisht dënohet me 7 vjet burg!


Martin Shkreli, tmerri i industrisë farmaceutike, mori dënimin me 7 vite heqje lirie. Kjo, i jep fund një sage e cila mahniti por ndërkohë edhe tërboi Washingtonin.

34 vjeçari i cili u bë i famshëm për rritjen e çmimit të një medikamenti jetësor u fajsua në muajin Gusht për mashtrime ndaj investitorëve në fondin e tij të investimeve, dhe manipulim i çmimit të aksioneve të Retrophin Inc., një kompani të bioteknologjisë që ai themeloi. Prokurorët kërkuan minimalisht 15 vjet burg për mashtrimet e çmimeve të aksioneve. Ai madjo nxorri një shprehje “ti nuk mund t’a shuash Shkrelin”, rreth 1 vit më parë.

“Ky rast nuk është personalitetin publik të vetë-kultivuar të zotit Martin Shkreli.” – u shpreh gjyqtari i distriktit Kiyo Matsumoto në Brooklyn, New York të premten. “Veprimet e tij ishin “ekstremisht serioze”” vazhdoi ajo duke përmendur skandalet e Shkrelit.

Shkreli, i penduar, tha se është në siklet dhe i turpëruar për shkak të asaj që i shkaktoi njerëzve të pafajshëm. “Ishte i gjith faji im” – u shpreh ai. Adresuar investitorëve të tij, i mbytur në lot a u shpreh “Më vjen tmerrësisht shumë keq që humba besimin tuaj. Ju meritonit shumë më mirë”.

“Nuk ka asnjë teori konspirative që mund t’a ulë poshtë Martin Shkrelin. Unë e ula Martin Shkrelin, me veprimet e mia të turpshme.” – vazhdoi ai.

Rënia e tij, shënon një fund të turpshëm, në atë çfarë në fillim ishte një karrierë premtuese në në degëzim të financës me farmaceutikën. Fëmija e emigrantëve nga klasa punëtore me origjinë nga Kroacia dhe Shqipëria, Martin Shkreli filloi punën për herë të parë në moshën 17 vjeçare, një internetship shkollor për Jim Cramer. Cramer ishte menazher i një fondi investimi dhe prezantues i “Mad Money” në CNBC.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0