Mars, shkencëtarët italianë zbulojnë rezerva ujore

Mars, shkencëtarët italianë zbulojnë rezerva ujore


Mars, në polin verior të tij ka një rezervë ujore nëntokësore miliona litra.

Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtarësh italianë, falë një instrumenti të realizuar në Itali.

Uji është i kripur shkruan www.ilsole24ore.com është në një lloj vaske natyrale që shtrihet për rreth 20 kilometra kuadratë me një thellësi 1.5 kilometër nga sipërfaqja.

Sonda në Mars

Nisur nga fakti që temperatura duhet të jetë shumë e ulët nën terrenin marsian, shumë më e ulët se zero, në formë të ngrirë, përmbajtja vlerësohet të jetë me minerale të rëna nga terreni. Ngrirja në teperatura shumë larg 0 gradë, sjell diçka të ngjashme më atë që shihet nën akujt e poleve tona.

Ky imazh tregon se si radari arrin të futet në terren dhe të gërmojë në ujë.

Zbulimi që do të publikohet në revistën Shkenca është prezantuar dhe konfirmuar nga Agjencia ajrore italiane Asi, e cila ka mbështetur që në fillim misionin Mars Express, sateliti europian që prej vitesh sillet përreth Marsit e që ka sigurar të dhëna thelbësore për njohjen e planetit. Në satelit është instaluar instrumenti Marsis, bazuar në Radar.

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Astrofizikës dhe të universiteteve të Romës, që kanë marrë pjesën në kërkime janë të bindur se mund të ketë edhe zona të tjera me kushte të favorshme për praninë e ujit në thellësi të Marsit. Tashmë që metoda e kërkimit është provuar, pritet të vijojnë kërkimet e tjera për ujë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0