Marrëveshja tregtare BE-SHBA përballet me rezistencë në Parlamentin Europian - Business Magazine Albania

Marrëveshja tregtare BE-SHBA përballet me rezistencë në Parlamentin Europian

Komisioni Europian ka nisur zbatimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në, duke premtuar lehtësira për sektorin europian të automobilave. Por miratimi i tekstit nuk është i sigurt, pasi disa eurodeputetë e kanë cilësuar marrëveshjen si të pabalancuar.

Marrëveshja e arritur më 21 gusht parashikon uljen e tarifave doganore për një gamë të gjerë produktesh industriale dhe bujqësore amerikane, por përpara ka një rrugë të vështirë në Parlamentin Europian, i cili pritet ta shqyrtojë javën e ardhshme.

Kjo nismë pritet të sjellë lehtësim të menjëhershëm për industrinë e automobilave në BE, pasi SHBA ka pranuar të ulë retroaktivisht tarifat mbi makinat europiane nga 27.5% në 15%, që nga 1 gushti.

Ndër lëshimet për SHBA-në, Komisioni ka propozuar heqjen e plotë të tarifave për shumicën e produkteve industriale amerikane – që variojnë nga makineritë, te produktet farmaceutike, kimikatet, plastika dhe plehrat kimike – në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga Rusia. Në listë përfshihen edhe disa produkte bujqësore si fruta, lëngje dhe fara të caktuara.

Lexo edhe: Bllokim i pagesave me vlerë miliardëshe për shërbimin PayPal

Gjithashtu, janë parashikuar kuota tarifore për 20 kategori produktesh, përfshirë mish derri (25,000 ton), produkte bulmeti (10,000 ton), djathë (10,000 ton) dhe soja (400,000 ton), me tarifa 0% brenda kufijve të përcaktuar.

Megjithatë, shumë eurodeputetë e kanë kritikuar marrëveshjen si të njëanshme në favor të SHBA-së. Disa e kanë konsideruar si “poshtërim” dhe “dorëzim politik”, duke paralajmëruar se Komisioni rrezikon të shkelë rregullat e OBT-së.

Sektori i çelikut dhe aluminit, i cili vazhdon të përballet me tarifa deri në 50%, nuk është përfshirë në marrëveshjen e 21 gushtit. Kjo ka nxitur kërkesa për negociata shtesë ose masa kundërpërgjigjëse nëse SHBA nuk respekton zotimet.

Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së, duke e lënë fatin e saj ende të pasigurt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0