Mali i Zi: Psikoterapia në distancë, në ndihmë të shqetësimeve emocionale nga COVID-19 - Business Magazine Albania

Mali i Zi: Psikoterapia në distancë, në ndihmë të shqetësimeve emocionale nga COVID-19

Shoqata “Psikoaktiv” nga Mali i Zi ka bërë përpjekje të vazhdueshme që me psikoterapi online të trajtojë personat me shqetësime emocionale si pasojë e pandemisë COVID-19. Me seanca të formave të ndryshme kjo shoqatë ka ndihmuar persona të shumtë, tek të cilët izolimi dhe distancimi fizik në kohën e pandemisë ka nxitur shkarkime të fuqishme emocionale që mund të jenë shqetësim për të ardhmen e shoqërisë.

Izolimi dhe distancimi shoqërorë në kohën e pandemisë ka ndikuar në mënyrë të ndryshme tek njerëzit duke nxitur ndjenja të shumta për të ardhmen e tyre. Përballë kësaj gjendje Shoqata “Psikoaktiv” nga Podgorica ka bërë përpjekje të vazhdueshme që me psikologji dhe psikoterapi të trajtohen njerëzit në nevojë. Kryetarja e kësaj shoqate, Hakile Resulbegu vë ne dukje se gjatë pandemisë u ofrua një ndihmë efikase.

“Shoqata e jonë “Psikoaktiv” është munduar që gjatë kohës së pandemisë COVID-19 tu ofrojë qytetarëve të Malit të Zi një ndihmë efikase. Në radhë të parë ka qenë ndihma psikologjike, ku aktivistët që kanë qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit ti dëgjojnë me vëmendje çdo problem të tyre dhe tiu ofrojnë një ndihmë konkrete. Kur janë shfaqur raste tejet të rënda, atëherë shoqata i ka udhëzuar tek Kryqi i Kuq dhe tek Instituti i Shëndetit Publik etj,” tha zonja Resulbegu.

Resulbegu, vuri në dukje, se psikoterapia online është bërë në forma të ndryshme duke iu përshtatur gjendjes emocionale të klientëve. Atyre u është krijuar hapësira të duhura për të shprehur mendimet dhe emocionet me qëllim që të reflektohet sa më mirë mbi ato.

“Fillimisht kemi bërë komunikimin indirekt përmes videove dhe incizimeve informative. Aty kemi folë për tema të ndryshme siç janë dhuna në familje, altruizmi, si të jemi në komunikim me njerëzit e afërt edhe gjatë kohës së qëndrimit në karantinë etj., Më vonë njerëzit në nevojë janë paraqitur direkt me mesazhe duke kërkuar që të bisedohet për çështje të ndryshme që i rëndojnë ata” tha zonja Resulbegu. Shkarkimi emocional, sipas zonjës Resulbegu, paraqet një shqetësim për të ardhmen e shoqërisë. Ajo mendon se pozita socio-ekonomike do ta rëndojë edhe më shumë shëndetin mendor të njerëzve, prandaj trajtimi i kujdesshëm në këtë drejtim është i domosdoshëm për sanimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0