Mali i Zi pret turistë pa tampon dhe në rast infektimi mbulon shpenzimet spitalore - Business Magazine Albania

Mali i Zi pret turistë pa tampon dhe në rast infektimi mbulon shpenzimet spitalore

Ndërkohë që shumë vende në botë po kufizojnë hyrjen e turistëve, duke kërkuar tamponë dhe pasaporta vaksinimi, Mali i Zi duket se po shfrytëzon mbylljen e kufijve në favor të tij. Për të nxitur turistët nga e gjithë bota të vizitojnë vendin fqinj, Podgorica ka njoftuar së fundmi se është e hapur plotësisht për të vizitorët pa u kërkuar asnjë provë se nuk janë të infektuar.

Në një njoftim, ambasada malazeze në vendin tonë thotë se Mali i Zi po pret turistë pa tampon dhe pasaportë vaksine dhe më e rëndësishmja, në rast infektimi me COVID-19, vendi fqinj do të mbulojë të gjitha shpenzimet spitalore.

“Mali i Zi është gati për të pritur turistë shqiptarë dhe ato nga rajoni pa pasur nevojën e tamponit apo një pasaporte vaksinimi anti-COVID duke e bërë një vend ideal për një pushim të paharruar. Krahas sigurisë dhe ofertave të ndryshme, Mali i Zi merr përsipër edhe shpenzimet spitalore për ato që infektohen gjatë pushimeve”, thekson ambasada në njoftimin e saj.

Vendi fqinj premton po ashtu respektimin e protokolleve shëndetësore të higjienës dhe distancimin social në mënyrë që turistët të mund të pushojnë në mënyrë të sigurt.

“Duam t’i tregojmë publikut shqiptar se çfarë ka për të ofruar Mali i Zi gjatë këtij sezoni turistik veror. Gjëja më e rëndësishme është se ne po përgatitim pavionet spitalore dhe do t’ju mbulojmë të gjitha shpenzimet e shërimit”, tha Liliana Çukiç, menaxhere në Organizatë Turistike Kombëtare e Malit të Zi.

Sipas të dhënave statistikore të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë, numri i turistëve në Mal të Zi kanë pësuar rënie prej 92%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0