Lufthansa anullon të tjera fluturime. Punonjësit dalin në grevë - Business Magazine Albania

Lufthansa anullon të tjera fluturime. Punonjësit dalin në grevë

~2 minuta lexim

Greva e punonjës të saj e ka goditur Lufthansën; gjigandi gjerman është detyruar të anullojë më shumë se 1000 fluturime në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut, dy qendrat kryesore të tij.

Fluturime pritet të anullohen edhe më vonë gjatë javës, pasi efektet e grevës njëditore do të vazhdojnë. Vendimi i stafit ka prekur dhjetëra mijëra pasagjerë, pikërisht në kohën kur kriza e udhëtimeve vazhdon të thellohet në Europë.

Lexo edhe: Lufthansa thotë se deri vitin e ardhshëm do të ketë probleme me fluturimet

Rreth 134,000 pasagjerëve u është dashur të ndryshojnë planet e tyre apo t’i anulojnë ato. Nga kjo lëvizje janë prekur më shumë bazat e Lufthansës në  Frankfurt dhe Mynih, por fluturime të saj janë anulluar edhe në  Dyseldorf, Hamburg, Berlin, Bremen, Hanover, Shtutgart dhe Këln. Kompania vetë u ka ka sugjeruar pasagjerëve të mos shkojnë nëpër aeroporte, sepse për shumicën e shërbimeve nuk ka staf.

Terminalet ishin të zbrazëta në orët e para të mëngjesit, por më vonë njerëzit kanë tentuar të gjejnë zëvendësime për fluturimet e anuluara. Sindikata Verdi u ka bërë thirrje rreth 20.000 punonjësve që përbëjnë stafin tokësor të Lufthansa-s për të hyrë në grevë për të ushtruar presion mbi drejtuesit e saj  në kontekstin e negociatave të vazhdueshme për pagat. Michael Niggemann, kreu i burimeve njerëzore në Lufthansa, kritikoi thirrjen për grevë, duke thënë se ishte një “përshkallëzim i hershëm pas vetëm dy ditësh negociata në atë që deri tani ka qenë një raund i negociatave kolektive konstruktive”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0