‘Like-t’ ne Facebook tregojne kush jeni - Business Magazine Albania

‘Like-t’ ne Facebook tregojne kush jeni


Privatesia nuk po gjen paqe ne Facebook. Kete e ka treguar nje kerkim i publikuar ne revisten PNAS. Behet fjale per nje llogarites personaliteti qe zbulon cili je, qe nga orientimi seksual dhe politik, rracen, moshen, IQ-ne, perdorimin e drogave, thjesht duke lexuar nje ‘like’ qe ben ne nje faqe te Facebook.

Studimi eshte i rendesishem sepse tregon sa e thjeshte eshte per te vjedhur informacione private te nje njeriu nga ajo cfare beni ne rrjet dhe mbi te gjitha tregon se karakteristikat konstante te personalitetit jane te lidhura thjesht me nje pelqim, pershembull inteligjenca lidhet me preferencat e muzikes, sipas atyre qe thote autori i studimit, Michal Kosinski.

E vecanta e ketij llogaritesi eshte se nga nje sasi e madhe e te dhenave ne vetvete pak informative (like-t jane komente te vogla te frazave te miqve, kenge muzikore, video, etj) arrin te prodhoje profilin e sakte te nje personi.

Ekspertet kane ndertuar modelin e tyre te llogaritjes duke filluar nga me shume se 58,000 perdorues te Facebook amerikane, qe kane vendosur te ofrojne te dhenat e tyre, like-t e tyre ne Facebook, profilet demografike dhe psikometrike.

Sistemi i ndertuar eshte kaq i thjesht dhe i sakte sa lejon me sigurine e larte te vjedhe informacionet private te nje njeriu, edhe pershembull, nese prinderit jane te divorcuar, sikur kjo gje ka lene shenja te pashlyeshme ne sjelljen e individit qe analizohet.

Edhe personaliteti dhe inteligjenca e nje njeriu, aspektet e karakterit, dalin nga nje ‘like’. Implikimet e kesaj jane te rendesishme, shpjegon Kosinski. “Ajo qe tradicionalisht ishte e veshtire te merrej ne baze individuale, tani mund te konkludohet automatikisht dhe shume shpejt per miliona njerez pa dijenine e tyre. Ofron nje potencial te madh per marketingun dhe publicitetin e personalizuar”,- por po ashtu tregon edhe sa te pambrojtura jane te dhenat tona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0