LG sfidon Covid-19: prodhon maskën elektrike me bateri - Business Magazine Albania

LG sfidon Covid-19: prodhon maskën elektrike me bateri

Pandemia e COVID-19 ka detyruar njerëzit pothuajse në shumicën e vendeve të botës që të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën sociale, kështu që duke parë situatën, gjiganti teknologjik LG ka njoftuar se do të hedhë në treg një lloj maske të re si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Zyrtarisht, maska e re e LG-së do të quhet “PuriCare Wearable Air Purifier” dhe funksioni i saj kryesor është se e filtron ajrin ndërsa përdoruesi është duke e mbajtur. Kjo maskë e re përdor dy filtra H13 HEPA, të cilët janë të ngjashëm me filtrat që LG përdor për pastruesit e ajrit në shtëpi, dhe ato mund të zëvendësohen kurdo që është e nevojshme. Po ashtu, maska e re ka dy ventilatorë të vendosur në pjesën e brendshme dhe shpejtësia e tyre mund të rregullohet mes tri niveleve në mënyrë që frymëmarrja të jetë më e natyrshme.

Duke marrë parasysh se maska e re është një pajisje elektrike, kuptohet se duhet të karikohet dhe LG thotë se bateria mund të qëndrojë deri në dy orë në modalitetin më të lartë dhe deri në tetë orë në modalitetin më të ulët, duke iu referuar shpejtësisë së ventilatorëve. “LG PuriCare Wearable Air Purifier” vjen me mbushës dhe me një dritë ultraviolet e cila vret mikrobet e dëmshme që mund të jenë ngjitur në maskë. Po ashtu, mbushësi mund të detektojë se kur duhet zëvendësuar filtrat brenda maskës dhe këtë përdoruesit mund ta kuptojnë përmes aplikacionit LG ThinQ për smartphone.

Një nga shqetësimet kryesore me maskën është rehatia, dhe LG siguron se PuriCare do të përshtatet në mënyrë të rehatshme në fytyrat e përdoruesve, dhe kompania thotë se është mjaft e rehatshme për tu përdorur për orë të tëra. Maska e re e LG-së pritet të prezantohet në ekspozitën virtuale “IFA 2020” dhe planifikohet që të lansohet në tremujorin e katërt të këtij viti. Sa i përket çmimit, ende nuk dihet se sa do të kushtojë.

NEOWIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0