LEAD Albania, Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi - Business Magazine Albania

LEAD Albania, Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi



Programi

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania 2018”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar për një vit si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës. Pjesëmarrja në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit.

Profili i kandidatëve

Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve:

  • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë;
  • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme;
  • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile;
  • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip.

Aplikimi kryhet online. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është 15 mars 2017 ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitur dorazi apo me email.

Për informacione të mëtejshme rreth Programit, procedurave dhe kushteve për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni njoftimin e plotë ose të vizitoni faqen e internetit të AADF-së: www.aadf.org/lead.

Kliko për të shkarkuar njoftimin e plotë!

Rreth Fondacionit Shqiptaro-Amerikan pë Zhvillim (AADF)

Misioni i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është të ndihmojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit. Për më shumë vizitoni faqen e internetit!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0