Kush eshte Baybars Altuntaş? I ftuari special i Startup Grind Tirana - Business Magazine Albania

Kush eshte Baybars Altuntaş? I ftuari special i Startup Grind Tirana


Sipermarresi turk, Baybars Altuntas, do te jete i ftuari kryesor i Startup Grind Tirana qe do te mbahet me 26 maj, 2015 ne Universitetin “Marin Barleti” ne Tirane.

Ai eshte nje sipermarres, investitor dhe drejtues i shume projekteve nderkombetare te lidhura me pergjegjesine sociale.

44 vjecari nga Stambolli njihet edhe si autor librash. Altuntas themeloi Deulcom International, nje shkolle nderkombetare trajnimi ne Turqi ne 1992, dhe aktualisht sherben si presidenti i komitetit ekzekutiv te kesaj kompanie. Deulcom International u themelua nga Baybars Altuntas per te ofruar trajnime cilesore per profesioniste ne industrite e turizmit, udhetimit, teknologjise dhe biznesit.

Ai gjithashtu eshte edhe nje nga anetaret e jurise per programin e ri turk mbi sipermarrjen “Do you have a Business Idea?”

Ne vitin 2011, ai shkroi librin Off the Bus, Into a BMW (Otobüsten İndim BMW’ye Bindim) – (“Zbrita nga Autobuzi hipa në BMW”), i cili përfaqëson një manual të mirëfilltë për sipërmarrësit e rinj. Ky liber vjen tashme edhe ne shqip.

Ai është njohur nga Shoqata Europiane Tregtare e Ëngjëjve të Biznesit me titullin “Best Individual in Europe Globally Engaging with Entrepreneurial Ecosystem” për vitin 2013.

Gjithashtu ai ishte i vetmi guru sipërmarrës që ju ofrua një audiencë personale me Presidentin Obama në Samitin Presidencial mbi Sipërmarrjen në Uashington, DC, i cili konsiderohet nga Shtëpia e Bardhë si një nga aktivitetet më të rëndësishme në fushën sipërmarrëse të shekullit të 21-të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0