Kur një grua merr timonin… Lidershipi me integritet i Armela Krasniqit në krye të AMA-s - Business Magazine Albania

Kur një grua merr timonin… Lidershipi me integritet i Armela Krasniqit në krye të AMA-s

Nga Adelina Onuzi – Armela Krasniqi, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, vjen në këtë rubrikë për të ndarë me lexuesit e “Business Magazine” disa të vërteta që shfaqen përtej performancave publike, që pozicioni dhe karriera si gazetare ia dikton. Shpesh shohim një grua të sukesshme, në drejtim, në fusha dhe institucione të ndryshme, por ajo që nuk shohim aq shpesh, janë sakrificat që qëndrojnë pas këtij suksesi. Në këtë bisedë me ne, Krasniqi tregon se sa e rëndësishme është lidhja dhe besimi i publikut në sfidën e rregullimit të një tregu mediatik, siç është ai audio dhe audioviziv; kthehet pas në kohë për të treguar se sa e vështirë është për një grua të re të drejtojë një redaksi lajmesh e kur shpesh i duhet të përdorë edhe “marifete” siç është ndryshimi i stilit të veshjes për tu dukur më e madhe e pse jo për tu marrë seriozisht; tregon sesa rendësi ka për të fryma e ekipit dhe puna në grup dhe sesa ‘’ borxhlie’’ ndihet para dy djemve dhe bashkëshortit për kohën e munguar me ta. 

Nga drejtimi i një redaksie lajmesh vetëm 24 vjeçe, në një botë kryesisht mashkullore, deri te ndërmarrja e një reforme të vështirë në rregullimin e tregut mediatik, Krasniqi ka përjetuar çdo fazë të profesionit duke ruajtur ashtu sikundër ajo vetë rrëfen, thelbin që e ka nisur: gazetarinë.

Udhëheqja juaj në institucionet publike ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Cili ka qenë momenti kur e ndjetë se stili juaj i drejtimit po ndryshonte mënyrën si funksiononte një institucion?

Natyrisht çdo angazhim që kam pasur gjatë rritjes time profesionale, qoftë në media qoftë në drejtim të institucioneve publike, ka pasur veçoritë e veta përfshirë edhe këtë momentin e kthesës për të cilin ju pyesni. Besoj se çdo drejtues i jep frymën dhe fytyrën e vet institucionit që drejton. Por do të doja të veçoja një moment të rëndësishëm që kam përjetuar unë, por natyrisht edhe të gjithë si staf, këtu në AMA, atë të fuqizimit të institucionit të ankesës së publikut për fenomene të ndryshme negative që vërehen në median audio dhe audiovizive dhe suksesin e qasjes që kemi praktikuar për të ndërhyrë shpejt, jo vetëm institucionalisht, por edhe me komunikime të drejtëpërdrejta në raste të veçanta, kur koha nuk priste që të niseshin zyratisht shkresat, por duhej një tërheqje vëmendjeje për të mos cënuar të drejtat e publikut. Për t’jua konkretizuar po ju them që në vitin 2016, AMA kishte administruar vetëm 35 ankesa gjatë gjithë vitit. Në vitin 2020 kanë qenë 123, ndërsa në vitin 2024 plot 349 ankesa të trajtuara vetëm nga Këshilli i Ankesave.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0