Kryeministri japonez thirrje bizneseve: “Rrisni pagat. Pasuria duhet të shpërndahet më mirë” - Business Magazine Albania

Kryeministri japonez thirrje bizneseve: “Rrisni pagat. Pasuria duhet të shpërndahet më mirë”

Kryeministri japonez Fumio Kishida të mërkurën u bëri thirrje lobeve të biznesit dhe sindikatave që të punojnë së bashku për të “ndryshuar me guxim” një prirje rënëse në pagat e punëtorëve, ndërsa qeveria kërkon të arrijë atë që e quajti një epokë të “kapitalizmit të ri”.

Firmat japoneze, të shqetësuara prej kohësh për humbjen e klientëve dhe pjesës së tregut ndërsa vendi po përballej me deflacionin, kanë qenë të kujdesshme për rritjen e pagave gjatë viteve. Në vend të kësaj, shumë prej tyre kanë përdorur shtrëngimin e buxhetit të pagave për të ulur kostot, duke i lënë punonjësit me paga të njëjta për dekada.

Që kur u zgjodh në tetor, Kishida u ka kërkuar firmave japoneze, fitimet e të cilave janë rikuperuar në nivelet para pandemisë, të rrisin pagat me 3% ose më shumë, duke synuar të arrijnë një cikël rritjeje dhe shpërndarje të pasurisë.

Lexo edhe: Në 2022-in mund të jetë momenti për një rritje rroge ose ndryshim profesioni. Sektorët që do kenë më shumë nevoja

“Ne do të merremi drejtpërdrejt me shpërndarjen e pasurisë drejt klasës së mesme. Ne do të gjenerojmë një cikël të virtytshëm” tha Kishida në një mbledhje të Vitit të Ri të Rengo, konfederata kryesore e punës në vend.

Kishida tha se rritja e pagave ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” pasi një rikuperim i fortë nga pandemia COVID-19 do të kërkonte shpërndarjen e pasurisë në klasën e mesme.

Qeveria nga ana e saj ka rritur mbështetjen duke ofruar lehtësime tatimore në një paketë ekonomike të paraqitur në nëntor për të nxitur kompanitë të rrisin pagat.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0