Kriptovalutat kanë qënë bekim për prodhuesit e kartave grafike

Kriptovalutat kanë qënë bekim për prodhuesit e kartave grafike


NVIDIA publikoi pak ditë më parë raportet e saj financiare dhe ato ishin spektakolare. Për 3 mujorin e parë fiskal (fundi i Janarit-fundi i Prillit) kompania realizoi të ardhura prej $3.2 miliardë. Kjo është 10% se 3 mujori paraardhës dhe 66% se 1 vit më parë. Të ardhurat u rritën me 11% nga 3 mujori paraardhës dhe plot 145% nga viti i shkuar. Arsyeja! Pikërisht kryptovalutat.

Super rritja e Etherum por edhe e kryptovalutave të tjera, në muajt e fundit, ka krijuar kërkesë të madhe karta grafike ku të bëhet “mine”. E gjithë kjo ka bërë që çmimet e disa kartave grafike nga më të mirat, të thuajse dyfishohej në “tregun e rrugës” midis mesit të 2017 dhe Shkurtit 2018.

Ky është një subjekt mjaft sensitiv për prodhuesit e kartave. Kjo, sepse për shumë kohë, tregu kryesor i kompanive kanë qënë lojtarët, jo miner-at. Madje kjo ka shkaktuar pakënaqësi në rradhët e lojtarëve. Kjo, sepse ata nuk e pëlqejnë idenë e rritjes së çmimeve për shkak se kriptovalutat dhe miner-at kanë marrë goxha zhvillim.

Ndërkohë, NVIDIA pranoi se për 3 mujorin e dyte në rradhë, kriptovalutat luajtën një rol të rëndësishëm në përmirësimin e pikëpamjes financiare.

“Kërkesa për kriptovalutat ishte edhe një herë më e fortë nga sa pritej. Por, ne ishim të gatshëm të mbushnim pjesën më të madhe të saj me GPU specifike për të.” – tha CFO i NVIDIA, Colette Kress. “Si rezultat, ne mund të ruajmë balancën me GPU për lojtarët.”

Vetëm GPU për kriptovalutat, llogaritet të kapin një shifër prej $289 milionë. Kjo, është gati 10% i të ardhurave vjetore të kompanisë. Nëse shkon në një dyqan, nuk ka asnjë mënyrë që NVIDIA t’a dijë se për çfarë është e dedikuar ajo GPU. Edhe nëse pjesa tjetër e kartave do të ishin ekskluzive për lojtarët, mungesa e kartave të tjera do të rriste çmimin mesatar të tyre. Rrjedhimisht edhe përfitimet ekonomike të kompanisë.

E njëjta histori ka ndodhur edhe me rivalin e NVIDIA, pikërisht AMD. Ata gjithashtu publikuan raportet e tyre pak javë më parë. AMD gjithashtu raportoi rekorde të ardhurash. Rrithja ishte 23% nga 1 periudhë më parë dhe 40% nga 1 vit më parë. Ajo realizoi $81 milionë të ardhura në 3 mujtorin e parë të vitit 2018. Kjo, në $19 milionë humbje në 3 mujorin paraardhës dhe $33 million në të njëjtën periudhe të 1 viti më parë. AMD gjithashtu raporton se shitjet për kriptovalutat përbëjnë 10% të të ardhurave.

Por, shifra të tilla duket se do të bien në muajt në vazhdim. Vlera e shumë kriptovalutave ka rënë dhe i njëjti fat mund t’i shoqërojë e kartat grafike.

Burimi: Ars Technica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0