Krijohet roboti i parë që u bën keq njerëzve - Business Magazine Albania

Krijohet roboti i parë që u bën keq njerëzve


Një kompani nga Kalifornia ka zbuluar një robot të krijuar enkas për të shpuar njerëzit me gjilpërë, duke u kthyer kështu në pajisjen e parë teknologjike e krijuar për t’i bërë keq njerëzve.

Teksa rrezikon të shkaktojë një debat të gjerë etik, ky krijim bie drejtpërdrejt ndesh me rregullin e parë dhe të dytë të biokimistit Isaac Asimov, mbi robotikën “Robotët nuk mund t’i bëjnë keq njerëzve” dhe “Një robot duhet t’i bindet urdhërave të njerëzve, përveç rasteve kur këto urdhëra do të krijonin konflikt me ligjin e parë”.

Por krijuesi i këtij roboti, Alexander Reben nga Stochastic Labs në Berkeley të Kalifornisë, vendosi që ta kthente realitet këtë makth, pasi vuri re se shumë njerëz nëpër botë ndajnë të njëjtën frikë sa i përket robotëve.

Siç shkruan “ScienceAlert”, ndonëse nuk është i sigurtë, Reben thotë se kjo frikë mund të vijë nga fakti se makinat kanë kapacitetin për t’u kthyer në rrezik fizik për njerëzit. Por ai nuk lë mënjanë edhe teoritë e ndryshme që flasin për robotët të cilët në një të ardhme do t’i zenë njerëzve vendin e punës dhe ndoshta do t’i “zaptojnë” edhe planetin.

Ndaj, për të “detyruar” njerëzit që të përballen me këto frikëra, Reben krijoi robotin e parë në botë, i aftë për të krijuar dhimbje.

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0