Krifca: Mbi 5 mijë blegtorë, përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi - Business Magazine Albania

Krifca: Mbi 5 mijë blegtorë, përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi

blegtore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se qeveria ka rritur Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi në Aktin Normativ për këtë vit edhe me 200 milionë lekë shtesë.

Në një video-mesazh publikuar në rrjetet sociale, Krifca shprehet se me këtë fond mbështesim edhe 1 mijë blegtorë të tjerë duke e çuar numrin e përfituesve vetëm në blegtori në 5 700 blegtorë anembanë vendit për rreth 800 mijë krerë të imta dhe rreth 50 mijë krerë gjedh të mbështetur.

Ministrja shprehet se më këtë mbështetje financiare ulim kostot e tyre të prodhimit për tregjet duke siguruar prodhim vendi për qytetarët tanë për produktet e qumështit apo të mishit.

“Shkojmë në nivelin historik më të lartë të mbështetjes të ofruar ndonjë herë në mbështetje të drejtëpërdrejtë me 5.1 miliardë lekë pa përfshirë këtu investimet IPARD të kryera gjatë këtij viti dhe që vazhdojnë të kryhen duke prekur drejtëpërdrejtë rreth 47 mijë fermerë”, thekson ministrja.

Gjithashtu, Krifca shton se “po ecim me shpejtësi që t’i paguajmë të gjithë fermerët, blegtorët dhe peshkatarët përfitues të masave të mbështetjes brenda dhjetorit”.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0